Kapet i akuzuari per vrasje ne bashkepunim
Elbasan- Nje 22 vjecar i shpallur ne kerkim prej kater muajsh, eshte vene ne pranga diten e djeshme nga Policia e Elbasanit. Erion Dylgjeri, banues ne lagjen Kala eshte arrestuar dje nga seksioni i Luftes Kunder Krimit ndaj Personit, pasi dyshohet se ne bashkepunim me nje tjeter shtetas ka tentuar te vrase shtetasin Xh.R. 19 vjec me banim ne Elbasan. Ngjarja per te cilen eshte vene ne pranga 22 vjecari, ka ndodhur ne daten 27 korrik te ketij viti prane fabrikes se cimentos, ne fshatin Balez te komunes Bradashesh. Nga hetimet e kryera nga prokuroria, ka rezultuar se Erion Dylgjeri ne bashkepunim me nje shtetas te paidentifikuar, kane tentuar te ekzekutojne me pistolete 19 vjecarin. Me pas ata jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes ne drejtim te paditur. Pas atentatit 19 vjecari eshte derguar ne spital dhe ka mundur te mbijetoje nga ky atentat. 22 vjecari akuzohet per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative", e kryer ne bashkepunim. F.S.