E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri me Greqine, radha 4 km

Nga Kapshtica

Daniela Zisi

DEVOLL - Radhet kane filluar te duken ne doganat e vendit tone qe lidhen me shtetin grek. Ne territorin helen, radha ka qene me shume se 4 kilometra duke shkaktuar probleme. Ka qene pala greke qe ka punuar me dy ose me nje sportel, qe ka sjelle dhe nisjen e problemeve te para. Ashtu sic ishte parashikuar, dita e djeshme ka shenuar dhe numrin me te madh te emigranteve qe kthehen ne Shqiperi per festa. Vetem gjate 24 oreve te fundit ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, kane hyre ne vendin tone mbi 6 mije emigrante. Nderkohe ne token greke radha i ka kaluar 4 kilometrat. Emigrantet shprehen se ne pjesen tjeter te kufirit, presin mbi 1 mije automjete per te hyre ne Kapshtice.

Pritja

Emigrantet tregojne se kane pritur ne anen tjeter te kufirit mbi 4 ore. Dhe e gjithe kjo radhe, eshte krijuar pasi ne doganieret e shtetit fqinj punojne vetem me nje sportel. Kreu i doganes se Kapshtices Edmond Cela eshte shprehur se deri ne oret e pasdites doganieret greke kane punuar vetem me dy sportele dhe vetem pas nje takimi me kreret e kesaj dogane, jane shtuar edhe dy sportele te tjere. Fundi i kesaj jave shenoi edhe numrin me te madh te emigranteve, te cilet do te kalojne festat e fundvitit ne vendlindje.

Emigrantet

Konstandina Cela nga Berati shprehet se ka pershkuar 400 kilometra qe te kthehet ne vendlindje per te festuar se bashku me pjesetaret e tjere, festat e fundvitit. Ka mberritur ne dogane ne oren 10 te paradites, dhe vetem kur ora shenoi 15 ajo mundi te kaloje traun e doganes. Cela shprehet se ka dy femije 1 dhe 2 vjec dhe ata e kishin te pamundur qe te prisnin kaq gjate ne kufi. Per Celen, ku eshte nje trajtim shume i keq qe u behet emigranteve, pasi eshte kthyer ne nje ritual te pervitshem.

Paralajmerimi

Nje tjeter emigrant, Clirim Tane nga Permeti thote se ka pritur 6 ore ne doganen greke. Radha, sipas tij eshte ne fshatin e pare grek Krisopoligji, qe do te thote se, ka mberritur ne 4 kilometra. "Greket punonin vetem me nje sportel dhe e kishin bere gardh me polici per te ruajtur radhen. Aq police qe kishin vendosur per te ruajtur radhen, shume mire mund te hapnin dhe dy sportele te tjere dhe nuk ishte per t'u krijuar gjithe kjo radhe", shprehet Tane. Nderkohe emigrantet shprehen se ka shume gjasa qe me kete ritem, shume te tjere do te mbeten duke pritur deri ne oret e para te mengjesit te se dieles, ku gra dhe femije mund ta kalojne edhe naten jashte.

Kakavije, fillon fluksi i emigranteve

Gjirokaster - Ne pikat doganore te Kakavijes, Gjirokaster, ka nisur fluksi i emigranteve te cilet udhetojne nga Greqia ne drejtim te Shqiperise, per te kaluar festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri ne vendlindje. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policise ne Gjirokaster, gjate dites se shtune kane lene pas traun e doganes se Kakavijes per te udhetuar ne drejtim te vendlindjes rreth 5 mije emigrante. Rritja e menjehershme e numrit te hyrjeve nga Greqia ne kete dogane ka shenuar keshtu edhe celjen e sezonit te kthimit te emigranteve ne Shqiperi per festat e fundvitit. Aktualisht efektivat e policise se Gjirokastres kane marre te gjitha masat per shmangien e radheve te pritjes dhe sigurimin e rendit dhe qetesise publike ne pikat e kalimit kufitar te Kakavijes Gjirokaster), Sopikut (Gjirokaster) dhe Tri Urave (Permet). Drejtoria Rajonale e Policise Kufitare dhe Migracionit ne Gjirokaster ka pergatitur nje plan masash ne lidhje me perballimin pa radhe te gjata te emigranteve qe do te levizin per festat e fundvitit ne kufirin shqiptaro-grek. Ne kete drejtim jane krijuar sherbime te vecanta te Policise Kufitare nderkohe qe ne gatishmeri, per te perballuar fluksin e emigranteve te festave te fundvitit jane edhe sherbimet e Policise Rrugore.

Shifrat

Ne piken e kalimit te kufirit ne Kapshtice kane kaluar mbi 60 mije emigrante. Nderkohe qe ne ditet e ardhshme numri i tyre pritet te dyfishohet. Pika e kalimit ne Kapshtice, mbetet nje nder pikat e kalimit kufitar qe perballon nje fluks te madh, te kalimit te emigranteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›