"Une do te behem si babi im"...
REPORTAZH/ Me komandot qe dje u kthyen nga Iraku, duke mbyllur misionin shqiptar
Teksa avioni me 95 ushtaraket shqiptare qe perfunduan me sukses misionin ne Bagdad po ulej ne aeroportin nderkombetar te Rinasit ne Tirane, familjaret e tyre, dje, me padurim prisnin qe te takoheshin me ta. Tek-tuk shihje ndonje nene, grua apo moter te perlotur, ndersa femijet e vegjel me shkopinj ne duar luanin me njeri-tjetrin dhe thoshnin: "Une do te behem si babi im".
Irakliu 5-vjecar dhe Floarti 3-vjecar ishin me gjyshen e tyre, Dallandyshe Avduli, e cila me lot ne sy te thoshte se e kishte marr malli per te dy djemte me mision ne Irak. "Me ka marre malli shume per ta", thoshte me ankth nene Dallendyshja, ndersa syte i fluturonin vetem ne lartesi, drejt qiellit. "Djali qe kthehet sot e ka misionin e dyte, njehere eshte nisur para 6 muajsh, ndersa misioni i dyte zgjati 3 muaj e gjysme. Cdo gje ka shkuar normalisht dhe djali nuk ka pasur ndonje incident", tregon ajo.
***
Edhe ne famijen Jauri eshte ndier shume mungesa e dy djemeve. Hysen Jauri nje ish-ushtarak i vjeter, pohoi se, djemte e tij, Ermal dhe Ermir Jauri nuk i druheshin largimit nga Shqiperia, pasi donin vete te kontribuonin ne misionin e Irakut dhe Cadit. Dy djem ushtaraku nuk ka si te jene ndryshe. "Kur ishin te vegjel i merrja shpesh me vete ne repartin ushtarak. U tregoja shume per punen, ndaj dhe ata u rriten por dhe u kaliten me krenarine ushtarake si botekuptim, qe e moren gjate jetes, dite pas dite, deri sa jane bere burra tashme", vijon ai. Ndonese duket qe e ka marr malli per djemte, Hyseni perpiqet te mos e shfaqe. Ndryshe nga gruaja e tij, e cila e perlotur thote se "mezi pres te takoj Ermalin". Ajo shpreson qe e shpejte te jete dhe ardhja e Ermirit, qe ndodhet me mision ne Cad.
***
Pas perqafimeve mes prinderve dhe bijve te sapozbritur ne Rinas, toger Ermal Jauri, edhe pse ende i malluar per familjaret, tregon per mbylljen me sukses te misionit te trupave 'Komando' ne Irak. "Ne saje te aftesive operacionale te te gjitha trupave Komando dhe jo vetem ne qytetin e Bagdatit, misioni shkoi per mrekulli. Per kete kemi marre vleresimet maksimale dhe nga pala amerikane", thote Ermal Jauri. Ai, por dhe te tjere tregojne se gjate qendrimit ne Bagdad, nuk paten asnje lloj incidenti. Per ta ka qene e rendesishme stervitja e bere per kete qellim, ndaj dhe gjithcka u pasqyrua ne mision. "Forcat tona kane vepruar ne Kompleksin e Bazes "Viktoria" ne Bagdat, ku kemi patur marredhenie shume te mira me forcat e koalicionit dhe ne menyre te vecante me ato amerikane. Sipas tyre, nuk ka asnje dallim mes nje ushtari shqiptar dhe nje ushtari Amerikan".
Ne mes ushtareve, dallon Major Vladimir Ymeraj, i cili ishte komandanti i misionit te pare ne Bagdat, per te cilin ndihet sot shume krenar. "Ne kemi sherbyer prane Brigades se 56 te trupave te kembesorise se lehte malore amerikane, ku detyrat ishin te shumellojshme, kryesisht ne pikat e kontrollit, patrullim, shoqerim eskortash, ruajtje objektesh, qe kane perfunduar me sukses te plote nga kontigjentet", thote ai. I pyetur nese do te kthehej edhe njehere ne misionin e Bagdadit, major Ymeraj, thote se "si ushtarake do te sherbejme aty ku eshte e nevojshme per qytetaret, por sidomos aty ku ka nevoje per me shume paqe dhe siguri..."
Ne kuader te misionit "Liria e Irakut" u kthyen dje ne Tirane, 95 ushtarake nga Bagdadi, nderkohe qe javen e ardhshme priten te vijne edhe kontigjenti i trupave shqiptare nga Mosuli.
Oketa: Paqeruajtesit shqiptare permbushen me se miri misionin e tyre ne Irak
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa vleresoi dje, gjate nje konference per shtyp ne Aeroportin Nderkombetar 'Nene Tereza' ne Rinas, Tirane, kontributin e paqeruajtesve shqiptare qe moren pjese ne misionin 'Liria e Irakut'. Ministri, i cili ndodhej per nje vizite ne Irak, me rastin e perfundimit te misionit te paqeruajtesve tane ne kete vend, mberriti dje ne aeroportin e Rinasit, para se aty te ulej avioni me kontigjentin prej 95 ushtaresh dhe ushtarakesh shqiptare, nga misioni i tyre ne Bagdad. "Me shume se 5 vjet me pare, trupat shqiptare iu bashkuan Koalicionit "Liria e Irakut", ku vendet bashkuan vullnetin dhe forcat e tyre, me qellim qe ne menyre te suksesshme te fitonin luften globale kunder terrorizmit dhe ta clironin Irakun nga regjimi diktatorial i Sadam Hussein, duke mbrojtur keshtu vlerat demokratike dhe lirine. Kjo ishte nje beteje midis diktatures dhe atyre si ne, qe duam lirine dhe paqen", evidentoi Oketa. Ai po ashtu, informoi se se bashku me Shefin e Shtabit te Pergjithshem kishte marre pjese ne nje ceremoni teper domethenese ne Irak, ne ate te uljes se Flamurit Kombetar shqiptar qe simbolozi dhe perfundimin e misionit te trupave tona atje. "Patem kenaqesine e madhe per te disaten here qe te degjojme vleresimet maksimale per ushtaraket shqiptare", shtoi z. Oketa. Ai shprehu mirenjohje edhe per ushtaraket shqiptare qe do te vazhdojne te permbushin misionet e tyre ne Afganistan, ne Cad dhe ne Bosnje Hercegovine.
Komandot, 5 vjet ne mbrojtje te vlerave te lirise ne Irak
Shqiperia po i afrohet me ritme te shpejta anetaresimit te plote ne strukturat euroatlantike dhe kete e deshmon edhe ecuria e ratifikimit te Protokollit te Anetaresimit te vendit ne NATO. Ne ecurine e ketij procesi, faktori nderkombetar dhe vecanerisht vendet aleate kane vleresuar progresin qe ka bere Shqiperia ne disa fusha te caktuara, si per permbushjen e kritereve politike, ashtu edhe te atyre ushtarake. Ne kete drejtim, politikat e hapura te Shqiperise ndaj NATO-s dhe kontributi ne misionet paqeruajtese dhe strukturat e Partneritetit per Paqe, ka qene ndoshta pika me e forte ne perpjekjet integruese te vendit. Vetem ne kuader te operacionit "Liria e Irakut", qe tashme konsiderohet i mbyllur, Shqiperia ka derguar ne Irak rreth 1338 trupa komando, te cilat qe prej prillit te vitit 2003 kane kontribuar perkrah ushtrise se SHBA-se dhe forcave aleate per paqen dhe sigurine ne kete vend.
Kontributet e regjimentit "Komando" ne misionet paqeruajtese ne vite
Regjimenti "Komando", si njesi elite e Forcave te Armatosura te Shqiperise, ka kontribuar dhe kontribuon per paqen dhe sigurine ne vendet ku ajo ka qene e kercenuar. Komandot filluan te kontribuojne per paqen dhe sigurine jashte kufijve te vendit ne vitin 2000, me nje nenrepart ne perberje te forces nderkombetare SFOR, ne Bosnje-Hercegovine. Ky mision vazhdoi deri ne vitin 2003 dhe ne te sherbyen rreth 400 komando shqiptare. Nderkohe qe komandot vazhdonin t'i kontribuonin paqes dhe sigurise ne Bosnje, demokracia dhe rendi boteror u kercenuan nga terrorizmi. Pjese e perpjekjeve globale per t'u perballur me kete kercenim u be edhe vendi yne dhe ne kete kuader, nje formacion nga batalioni i operacioneve speciale, iu bashkua drejtperdrejte ketyre perpjekjeve ne vitin 2002, ne perberje te Forces Nderkombetare ISAF, ne Afganistan.
Ky mision u krye nga regjimenti komando deri ne vitin 2004, per t'u vazhduar nga nje njesi tjeter e FA. Ne prill 2003, ne zbatim te vendimit politik te Kuvendit te Shqiperise per t'u bere pjese e "Koalicionit te Vullnetit", te drejtuar nga SHBA, nje formacion "Komando" iu bashkua ketij koalicioni ne operacionin "Liria e Irakut". Disa kontigjente paqeruajtese u nisen gjate vitit 2008 ne kuader te operacioneve ushtarake "Liria e Irakut", dhe u vendosen ne Mosul dhe Bagdad. Kontigjenti i vendosur ne Bagdad mberriti sot ne aeroportin e Rinasit, ndersa ai i Mosulit pritet te mberrije javen e ardhshme, duke i dhene fund kontributit te forcave tona ne kete vend.