E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Prokuroreve, zgjidhen dy anetare te rinj

Tirane- Dy prokurore te rinj jane zgjedhur dje si anetare te Keshillit te Prokuroreve. Shkelqim Hajdari dhe Besnik Cani jane perzgjedhur me shumice votash. Prokurori Hajdari eshte nje nga drejtuesit e Shoqates se Prokuroreve, nderkohe qe Cani eshte prokuror, ne njesine anti-korrupsion "Task-Force" ne Prokurorine e Tiranes. Burime prane Keshillit te Prokuroreve, kane bere me dije se prokurori Hajdari u zgjodh me 138 vota kurse Cani me 142 vota, mes kater kandidaturave qe moren pjese. Mbledhja e djeshme per Keshillin e Prokuroreve u zhvillua ne sallen e Shtepise Qendrore te Ushtrise, e cila u zhvillua ne prani te kryeprokurores Ina Rama. Ne fjalen e saj Rama pershendeti te gjithe te pranishmit, ndersa kerkoi qe te zgjidheshin njerez me integritet dhe me profesionalizem. Ne fund ajo u kujtoi perfaqesuesve te Keshillit, detyrat qe iu ka la lene si ne fillim te vitit por edhe ne fund te tij. Dy anetaret e rinj te Keshillit, Hajdari dhe Cani do te zevendesojne ne kete funksion ish-prokurorin Adriatik Llalla, i cili eshte emeruar kryetar i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive si dhe Kurtin, i cili eshte prokuror ne Prokurorine e Tiranes. Keshilli i Prokurorise se Pergjithshme, eshte strukture qe organizon konkursin per kandidatet, per prokurore dhe te prokuroreve qe do te ngrihen ne detyre


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›