E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e ciftit, pushohen hetimet

Prokuroria e Elbasanit ka pushuar hetimet per ciftin Muca, qe vdiq ne dhomen e takimeve speciale ne burgun e Sigurise se Larte, Peqin. Burime nga prokuroria bene me dije se ngjarja eshte pushuar, duke u cilesuar si nje vetevrasje, pasi nuk ka autore. Sipas burimeve, 27 vjecarja Thelleza Muca, eshte mbytur nga ish bashkeshorti i saj Mynyr Muca, 33 vjec te cilin me pas e ka zene korrenti, pas futjes se gishtave ne te. Per kete, dosja hetimore per ciftin Muca eshte pushuar. Vdekja e dyfishte ndodhi me 29 korrik te ketij viti ne nje nga dhomat e takimeve. Viktima 27 vjecare kishte shkruar qe te takonte ish-burrin e saj, pas me shume se 1 viti. Ajo kishte udhetuar nga qyteti i Pogradecit me ish-vjehrrin e saj, si dhe vajzen 6-vjecare per ne burgun e sigurise se larte, ne te cilin vuante denimin Mynyri. Ai ishte denuar me 22 vjet heqje lirie, se bashku me tre vellezerit e tij, pasi jane akuzuar per tentative vrasjeje te shefit te Krimeve te Policise se Pogradecit, me ane te nje granate. Thelleza i kishte kerkuar ish-vjehrrit te saj, qe ta shoqeronte ne burg, ne menyre te tille qe ajo te sqaronte disa gjera qe kishin mbetur pas divorcit te tyre. Per kete takim 27 vjecarja kishte bere dy kerkesa, njera e cila te ishte familjare, 33 vjecari te takohej me vajzen e tij dhe e dyta takim special, ne te cilen cifti te sqarohej me vete. Pasi jane futur ne dhomen e takimeve speciale, ai ka mbytur bashkeshorten e tij me telat e ventilatorit, ndersa me pas ka shkulur kabullin duke e zene dhe korrenti. Nje ore pas mbarimit te takimit, gardianet kane shkuar ne dhomen per te nxjerre ciftin, por nga mos pergjigjja e asnjerit prej tyre, ata kane hapur deren dhe kane zbuluar vrasjen e dyfishte. Prokuroria i perqendroi hetimet e saj ne disa pista, ku midis tyre ishte edhe ajo e nje vrasje nga xhelozia. Vrasja dhe veteflijimi ishin te paramenduar qe me pare, ndersa sipas prokurorise, i denuari dyshohet te kete pritur diten kur te ndodhej vetem me ish-bashkeshorten e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›