E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat, permbytje te medha

Lezhe - Shirat e vazhdueshem te rene gjate 48 oreve te fundit, kane shkaktuar permbytje te medha ne rrethet e Lezhes dhe Kurbinit. Ne gjendje alarmante jane me dhjetera banore te fshatrave ne keto dy rrethe, duke bere qe te rrine dite e nate zgjuar nga ujerat e rrembyeshem. Tokat e tyre te mbjella me grure dhe me zarzavate te stines jane nen uje. Shirat e rene diten e fundit kane permbytur teresisht ultesiren e Lezhes. Keshtu ne rrethin e Lezhes jane te permbytura 200 hektare toke ne komunen Balldre, dhe ne Zejmen gjenden 200 hektare te permbytura. Ndersa ne fshatin Fushe-Kuqe te Kurbinit jane plot 400 hektare toke te permbytura. Fshataret ankohen se nuk kane marre asnje lloj ndihme per te shpetuar te mbjellat e tyre, askush nga Qarku apo Prefektura e Lezhes nuk jep shpjegime ku shkojne fondet e emergjences, ne nje zone kaq problematike si Lezha e Kurbini ne stinen e dimrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›