E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari, i dënuar për trafik droge

 

Ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit në Tiranë në vitin 2007, por në sajë të një ndalimi të Policisë Rrugore është bërë e mundur identifikimi i të kërkuarit Kudret Hiraj. 37-vjeçari Hiraj nga Lazarati udhëtonte me mjetin e tij tip benz Mercedes 3000 me targa 53 57 në afërsi të fshatit Terihat në një rrugë dytësore. Po në këtë vend është bërë edhe ndalimi i tij dhe verifikimi i targave, që ishin falso e ka çuar Hirajn në pranga. Burime nga policia bëjnë të ditur se prangosja e tij ka ardhur si pasojë e një operacioni të koduar me emrin "Prangosja e të kërkuarit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›