E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e tokës, inagurohet qendra "Eden"

 

Inagurohet sot në kopshtin zoologjik qendra informative mjedisore Eden dhe promovohen materialet didaktike për edukimin mjedisor. Promovimi i bërë nga ambasada amerikane dhe bashkia e Tiranës vjen në vijimësi të ditës ndërkombëtare të tokës

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduart Shalsi tha se nëpërmjet projektit me titull 'Parku i madh i Tiranës', bashkia synon të tërheqë vëmendjen e mbarë komunitetit për të marrë masa mbrojtëse dhe rigjeneruese për mjedisin si një kusht për mirëqenien e njerëzimit.

Ndërsa zv/ambasadori amerikan në Shqipëri Stefen Kristina tha se lidhjet publik-privat dhe shoqëri civile për problemet mjedisore duhet të jenë më të forta dhe duke u mbrojtur nëpërmjet nismave të përbashkëta.

Ka qenë senatori amerikan Gejrold Nelson i cili 35 vjet më parë e ka shpallur 22 prillin ditën ndërkombëtare të tokës. Kjo ditë kremtohet jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe në shumë vende të botës, prej disa vitesh tashmë edhe në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›