E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kerkuari per vrasje pas kthimit nga Greqia

Nje person i kerkuar nga policia e kryeqytetit per krimin e vrasjes se mbetur ne tentative i cili ishte denuar me 12 vite burg nga gjykata.


Gezim Marashi 32 vjec nga Puka me banim ne lagjen Laprake te Tiranes ne rrugen Don Bosko u ndalua dje ne mesdite nga sherbimet e komisariatit te policise nr.3 ne bashkepunim me Njesine e Operacioneve Speciale dhe Kerkimit. Sipas burimeve te Policise ne vitin 2001 Gezim Marashi ka tentuar te vrase me arme zjarri Martin Ndojin.


Ky i fundit per fat nuk ka marre plage qe mund ti rrezikonin jeten. Menjehere pas krimit te ndodhur ne janar te vitit 2001 policia e Pukes mberriti ne vendin e ngjarjes per te nisur hetimet. Nga veprimet e para te kryera ne vendin e ngjarjes ata kishin identifikuar Ndojin si autor te krimit te mbetur ne tentative.


Menjehere blute kishin nisur kerkimin ndersa ceshtja ndaj tij kaloi ne prokurorine e Pukes per hetim. Nga veprimet hetimore te kryera nga Policia dhe Prokuroria e Pukes ishte zbuluar se autori kishte qelluar me arme zjarri ndaj Ndojit.


Pas dokumentimit te ngjarjes prokuroria dergoi dosjen ne Gjykaten e Pukes. Pas disa muajsh shqyrtim gjyqesor te autoriteteve autori i dyshuar i krimit u denua me 12 vite burg per akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje.


Gjate kohes se hetimit dhe shqyrtimit gjyqesor ne ngarkim te tij Marashi ka qendruar jashte vendit. Burime te policise thane se ai ka qendruar ne Greqi prej nga ishte kthyer disa dite me pare se te kapej nga sherbimet e komisariatit nr.3 dhe Njesia e Operacioneve Speciale. Pas ndalimit te kryer policia i komunikoi te kerkuarit arrestimin ne baze te vendimit te denimit te vitit 2000.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›