Fizikanti, koka e vendosjes eksplozivit

02/03/2005 Lënda plasëse e familjes C4-C9
Atentati me eksploziv që u mori jetën dy personave mesnatën e së dielës, është hartuar nga një fizikant. Burime zyrtare nga antiterrori në Ministrinë e Rendit Publik, shprehen se lënda shpërthyese haset për herë të parë në Shqipëri. Specialisti që, sipas hetuesve mendohet të jetë veç të tjerash dhe fizikant, llogariti në detaje skemën e ekzekutimit të Vajdin Lames. Eksplozivi i përket familjes C, por nuk është përcaktuar ende lloji, kualiteti dhe cilësia e tij.
Eksplozivi
Eksplozivi i përdorur në atentatin kundër Lames është një lloj mjaft i sofistikuar. Ai nuk është përdorur asnjëherë në rastet e mëparshme të ndodhura në vendin tonë. Të njëjtat burime nga zyra e antiterrorit, shprehen se lënda plasëse i përket familjes C. Ky fakt është zbuluar pas analizës që iu krye vendit të ngjarjes. Por lloji është i vetmi që është gjetur, ndërsa nëndarja kërkon një punë mjaft të specializuar. Deri më tash, në vendin tonë është konsideruar si lënda më e fortë shpërthyese C4. Atentatet e mëparshme me këtë material kanë lënë gjurmë të mëdha në ashensorin e pallatit. Madje, nga shpërthimi janë dëmtuar rëndë godinat e banimit. Eksplozivi ka dëmtuar vetëm ashensorin, ku ndodhej shënjestra. Të njëjtat burime saktësojnë se nga ky detaj, specialistët e antiterrorit përjashtojnë mundësinë e pranisë së C 4, por gjejnë dhe të përbashkëta me të. Ndaj, pas konsultave dhe me ekspertë të tjerë të kësaj fushe, u konkludua se të shumta janë gjasat që të bëhet fjalë dhe për C9. Lloji në fjalë cilësohet si shumë i rrezikshëm në shpërthim. Nga hetimet në rastet ku është përdorur, jashtë vendit tonë, ka rezultuar se ka pasoja katastrofale. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë ndonjë lloj tjetër i po kësaj familje C5 apo C6P. Pra, gjithsesi një lloj shumë më i perfeksionuar se ai për të cilin u përfol fillimisht. Kjo lëndë nuk gjendet në vendin tonë dhe për më tepër janë të paktë personat që janë të aftë ta aktivizojnë. Ky fakt dëshmon dhe njëherë për shkallën e lartë të profesionalizmit të personit që e ka hartuar deri në detaje ekzekutimin, duke i dhënë atentatit ngjyrat e një ngjarje të organizuar prej kohësh.
Fizikanti
"Koka" e atentatit që vrau Vajdin Lamen dhe Artan Arsin, dyshohet të ketë qenë pa dyshim një ekspert që ka njohuri të shumta në lëndën e fizikës. Të njëjtat burime nga antiterrori bëjnë të ditur se saktësia me të cilën janë llogaritur të gjitha detajet e krimit, është pika nga e cila nisen aludimet për realizuesin e shpërthimit. "Një amator nuk mund të hartojë me aq përpikmëri një skemë të tillë. Është rasti i parë në Shqipëri që përballemi me një perfeksion të këtillë, saqë nuk lë qoftë dhe një gjurmë të vetme. Vetëm një fizikant mund të studiojë gjithçka, për të kursyer viktima të tjera veç shënjestrës", saktësojnë ekspertët. E thënë më qartë, sasia e eksplozivit të përdorur ka qenë në gramaturën e duhur, për të shmangur dëmtime të godinës apo të banorëve të pallatit. Për të realizuar një shpërthim të tillë, lipset patjetër nevoja e një fizikanti për të përcaktuar masën. Në rastin konkret hamendësohet të kenë qenë rreth 100 gramë. Por, këto nuk janë të vetmet prova që hedhin dritë mbi skemën e përpiluar nga fizikanti. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, u zbulua se ashensori i katit të pestë ishte tërësisht i shkatërruar. Ndërsa të gjithë të tjerët ishin në prishur në bazë të një simetrie. Nga kati i 10 deri në të 6-in, dyert e ashensorit ishin të futur nga brenda, ndërsa nga i katërti deri në të parin, kishin shpërthyer nga jashtë. "Shpërthimi i C-së në katin e pestë, bëri që të digjet oksigjeni në katet e mësipërme dhe të çlirohej në ato të mëposhtmet. Vakumi i krijuar nga vendi ku gjendej Lame e deri lart, mundësoi një shpërthim më të fortë dhe të studiuar nga një specialist i fizikës", shprehen burimet.
Eksplozivi, i ardhur nga Mali i Zi
Lënda plasëse e përdorur në atentatin kundër Vajdin Lames dhe Artan Arsit dyshohet të ketë ardhur nga jashtë vendit. Burime nga Ministria e Rendit, shprehen se deri më tash në rastet e ndodhura, nuk është hasur lloj tjetër veç atij C4. Madje dhe ky njihet si më i fuqishmi. Po në rastin konkret ndryshon puna, pasi megjithë hetimet e kryera nuk po arrihet të zbulohet lloji. Ndaj, ky fakt u lë hapësirë të lirë uniformave të dyshojnë se "pakoja vrasëse" të ketë ardhur posaçërisht nga jashtë. "Nuk vihet në dyshim që eksplozivi ka ardhur në Shqipëri me misionin e caktuar qysh më parë. Është hartuar njëherë skema dhe më pas është përcaktuar lloji që do të përdorej për ta realizuar me sukses", thonë uniformat. Ata shtojnë se duhet të jenë të njëjtë personat që e kanë marrë lëndën plasëse nga një vend fqinj dhe e kanë sjellë atë në Tiranë. Ajo mund të jenë blerë e gjitha njëherësh. Mendohet kështu, duke gjykuar nga sasia e vogël që është përdorur. Por, ajo mund të jetë sjellë e copëzuar për t'u shpëtuar kontrolleve në kufi. Sakaq, lidhur me vendin ku mund të jetë blerë, dyshohet se është Mali i Zi. Duke u bazuar dhe në përvojat e vendeve fqinje, specialistët e antiterrorit janë të mendimit se malezezët njihen si prodhues të suksesshëm të kësaj lënde. Mundësia e transportit në linjë tokësore nga piramidat, duke u humbur kontrolleve në aeroporte, është një faktor tjetër që ndikon në dyshimet se ajo mund ta ketë origjinën në vendin fqinj. E ndërkohë, megjithë hetimet e kryera deri më tash mbi këtë fakt dhe sigurinë e bluve për ish-pronarin malazez të C, nuk përjashtohet mundësia e ardhjes dhe nga Maqedonia. Por shteti fqinj ka kontrolle më të rrepta në vijën kufitare, ndaj ky aludim konsiderohet si jo fort i besueshëm.
Gropa e eksplozivit në ashensor
E vetmja gjurmë që eksplozivi ka lënë në vendin e ngjarjes është një gropë përbri kasës së ashensorit. "Shërthimi i fuqishëm ka vepruar në dy drejtime. Nga forca në çastin final është hedhur tutje një pjesë e kokës së viktimës dhe C-ja është kthyer prapa sërish, duke përfunduar në murin përbri. Ka depërtuar aq fort, saqë veç një vrime me diametër 40 centimetra, thellë në beton, kanë dalë në shesh dhe hekurat që mbanin godinën në këmbë", shprehen burimet. Ata shtojnë se, momentalisht, kjo është e vetmja provë që dëshmon konkretisht për forcën e eksplozivit. Specialistët do të nisen pikërisht nga gropa e hapur për të nxjerrë të dhënat e duhura të llojit të saj si dhe të sasisë së saktë që ka shërbyer për të realizuar atentatin kundër presidentit të Federatës së Boksit. Shpërthimet, me tritol artizanal
Në shpërthimet e ndodhura në vendin tonë është vërejtur se në shumicën e rasteve është dëmtuar e gjithë godina e shënjestruar. Burimet saktësojnë se veç objektivit të kriminelëve ka patur shpesh dhe viktima të pafajshme, si familjarë apo dhe fqinjë. Por dhe kur nuk ka patur viktima në njerëz, dëmet materiale kanë qenë kolosale. Ka ngjarë kësisoj, pasi hartuesit e atentateve nuk kanë llogaritur me saktësi sasinë e tritolit që shërben për shpërthim. "Autorë të tyre janë amatorë, të cilët mendojnë se sa më tepër tritol të venë, aq më shumë dëm i bëjnë kundërshtarit. Ata harrojnë se janë një sërë faktorësh të tjerë që luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Veç kësaj, lënda plasëse që ata përdorin është e bërë me dorë, para artizanale", shprehen blutë. Ata vijojnë duke shpjeguar se komponentët që përbëjnë tritolin, duhet të jenë gjithashtu të llogaritura me imtësi për të realizuar një shpërthim të suksesshëm. Atyre u mungon profesionalizmi dhe njohuritë për të "brumosur" ashtu siç duhet lëndën. Ndaj specialistët e antiterrorit janë në gjendje ta pikasin një atentat të tillë që në pamje të parë. Dora e profesionistit duket prej së largu. Një llogaritje me imtësi e të gjithë veprimeve dhe lëndës, për të shkaktuar sa më pak dëme dhe për të realizuar me sukses misionin kriminal.
Ekspertët ringrenë ngjarjen, Arsi nuk ishte në ashensor me mikun e tij
Skema e plotë atentatit të Lames
Përcaktohet nga policia skema e saktë e atentatit ndaj Vajdin Lames. Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të ashensorit, në lartësinë 1.60 centimetra. Ekzekutori llogariti sekondat për të shtypur komandën e shpërthimit. Kasa e transportierit, u shpërbë 40 cm nën katin e pestë, duke mundësuar një vdekje të sigurtë për presidentin e Federatës së Boksit. Artan Arsi u vra pas shpërthimit furi e të cilit mbërriti te ai në pak sekonda.
Skema
Nuk u është dashur më tepër se pak orë specialistëve të antiterrorit për të zbardhur skemën e atentatit. Ata shprehen se të shumta janë gjasat që vrasësi të ketë vepruar nga brenda pallatit. "Dyshojmë se ekzekutori ka hyrë nga garazhi i pallatit për të dalë tek ashensori. Mendojmë kështu, pasi pas kasës së transportierit gjendet pikërisht një garazh në hyrje, për rastet e defekteve", shprehen blutë. Pra, vrasësi ka hyrë nga pjesa poshtë e ashensorit, kur ai ishte në gjendje qetësie, që ka mundësi të shumta të ketë qenë orëve të vona të natës. Ndërsa, ai vendoste lëndën eksplozive, një bashkëpunëtor ruante se mos ndokush tentonte ta vinte atë në përdorim. Ishte llogaritur me saktësi gjithçka, në mënyrë që Lame të kishte një vdekje të sigurtë. E vetmja mundësi absolute për të vrarë një njeri është nëse shpërthimi ngjet në pjesën e sipërme të trupit të tij. Ose më saktë, nga pjesa e gjoksit, për të kaluar më pas në kokë. Kështu shpjegohet dhe vendosja e "pakos" në lartësinë 1.60 centimetra të transportierit. Duke qenë se viktima ishte shtatlartë, lënda plasëse mund t'i përafrohej deri te supet. Eksplozivi ishte vendosur mbi butonat e kateve në njërin nga ashensorët, pasi godina përbëhet nga dy kulla. Ato pak sekonda jete që i kishin mbetur, Vajdin Lame ka udhëtuar së bashku me C-në, e cila ishte vënë aty për ta vrarë. I kishin mbetur vetëm 3 kate për të mbërritur tek i 8-i, ku kishte dhe shtëpinë. Por vrasësi, që e kishte llogaritur gjithçka me të qindat e sekondës, nuk i dha asnjë shans më tepër. Pa arritur në katin e pestë, gjithçka kishte marrë fund. Të dyja dyert e transportierit ishin flakur tutje, ndërsa shpërthimi kishte bërë tragjedinë duke vrarë biznesmenin.
Atentatorët
Duke u nisur nga kjo skemë, blutë kanë arritur të hartojnë dhe ngjarjen deri në detaje. Vrasësi mund të ketë qenë gjithë ditën në ndjekje të Vajdin Lames. Madje, ai mund të ketë pirë kafe në të njëjtin bar me të. Presidenti i Federatës së Boksit dhe miku i tij mund të kenë dalë nga bar "Venecia" apo bar "Greta Garbo", pasi që të dyja gjenden në katin përdhes të kullës 10-katëshe dhe ata i frekuentonin rëndom. Në çastin kur ata kanë ngjitur ato pak shkallë që ndajnë baret nga pallati, ekzekutori ka nisur të llogarisë kohën e duhur. Artan Arsi nuk është ngjitur lart me Vajdin Lamen. Ai ka pritur në derën e ashensorit në katin e parë për të pritur mbërritjen e 37-vjeçarit në shtëpi. Ndërkaq, Lame është përshëndetur me të dhe ka thirrur transportierin. Kjo ka qenë lamtumira e dy miqve. Vrasësi ka nisur të numërojë sekondat me telekomandë në dorë. Duke ditur se Lame banonte në katin e 8-të të pallatit, ai përllogariti që shpërthimi të ngjiste kur ai të ishte në ndonjë largësi të ndërmjetme. E thënë shkurt, në katin e katërt apo të pestë. Nëse lënda do të plaste kur shënjestra të ishte në katin e 8-të, mund edhe të shpëtonte i gjallë. Por, misioni i tij ishte vdekja e sigurt. Ndaj zbatoi me përpikmëri eksperimentin e kryer qysh më parë. Si të mos mjaftonte vdekja e tij, burimet mendojnë se është menduar dhe për vështirësitë që mund të haseshin për nxjerrjen e tij që andej. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që ashensori i viktimës u gjet afro 40 centimetra në vakum dhe pjesa tjetër në katin e 5-të. Ekzekutori duket se ka vepruar me aq mllef sa të mos e respektonte viktimën e tij, por ata që do ta zbulonin të vuanin për t'i dhënë ndihmën e parë, duke u vonuar për të zbritur aty. Ndërsa për vdekjen e Arsit, uniformat janë të sigurtë se ai ka vdekur nga forca e shpërthimit. "Artan Arsi ka qenë te dera e ashensorit. Shpërthimi ka patur drejtimin lart-poshtë. Pra, ai ka zbritur duke shpërthyer të gjitha dyert e transportierit në të gjithë katet. Ai mund të shpëtonte nëse do të ishte pak hapa më larg. Ndërkaq, kushdo nga banorët që mund të ishte duke pritur ashensorin te dera e tij, mund të kishte humbur jetën. Por për fat, ishte orë e vonë dhe askush nuk gjendej korridoreve", përfundojnë burimet nga zyra e antiterrorit.
Vëzhguesi-ekzekutor tek ora e stadiumit
Vëzhguesi-ekzekutor i veprimeve të Vajdin Lames dhe Artan Arsit mund të ketë qenë tek ora e stadiumit "Qemal Stafa". Burime policore shprehen se nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga eksperimentet e kryera, ka rezultuar se i vetmi vend nga ku mund të shiheshin viktimat të ngjisnin shkallët ishte ky i mësipërmi. Në një vend të errët dhe njëkohësisht pozicion tejet optimal, vrasësi ka pritur që viktimat të dilnin nga lokali dhe të shkonin tek ashensori. Nuk përjashtohet mundësia që së bashku me njeriun që shtypi komandën e shpërthimit të kenë qenë dhe të tjerë bashkëpunëtorë. Por, deri më tani, dëshmitarët rreth e rrotull kanë mohuar faktin se mund të kenë pikasur ndokënd që gjendej në atë orë të vonë tek ora e stadiumit. "Megjithëse nuk kemi dëshmitarë okularë, jemi të sigurtë se ekzekutori ka qenë atje, në pikën më strategjike të zonës ku ndodhi krimi.Autorët e vrasjes së Lames, grup i organizuar
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të ndjekë hetimet lidhur me shpërthimin e eksplozivit dy ditë më parë, që mori jetën e biznesmenit të njohur Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë dje se nga hetimet paraprake është konkluduar që për sigurimin dhe vendosjen e eksplozivit kanë bashkëpunuar të paktën tre persona. Kjo për faktin se dyshohet që eksplozivi, i cili ishte i një cilësie të lartë, të jetë sjellë nga jashtë shtetit dhe për këtë të ketë shërbyer të paktën një person. Gjithashtu, personi që ka montuar celularin në pakon e eksplozivit mendohet të ketë qenë ekspert në fushën e shpërthimeve. Por nga rindërtimi i skemës së vendit të ngjarjes, është parë që aty janë nevojitur të paktën dy persona, ku njëri dyshohet të ketë vëzhguar lëvizjet e Lames dhe tjetri të jetë kujdesur për shpërthimin e eksplozivit. Për këtë shkak, dyshohet që të jetë një gurp i mirorganizuar që të ketë kryer atentatin, thonë burimet e Prokurorisë. Ato shtojnë se po hetohet në të gjitha pistat e mundshme, por se ende nuk është konkluduar në një emër apo motiv konkret lidhur me atentatin. Burimet theksojnë se dyshohet që atentati i dy ditëve më parë mund të ketë lidhje me atë të tetorit të vitit të kaluar, te TVA-ja.