Vata, tri javë jashtë
01/03/2005 Moment aspak i mirë për dyshen shqiptare të Arminia Bielefeld, Fatmir Vata dhe Ervin Skela. Pas një faze të parë mjaft të mirë në Bundesligë, pjesa e dytë e sezonit ka nisur me probleme për legjionarët shqiptarë, që aktualisht nuk gëzojnë një formë të mirë fizike. Së fundi, në ndeshjen e kampionatit me Nyrnbergun, Vata ka pësuar një dëmtim, që do ta mbajë sulmuesin e Arminias, dy deri në tri javë jashtë fushës së futbollit. Dëmtimi i shqiptarit ka alarmuar kampin e Bielefeld, në një kohë që skuadra është duke u përgatitur për ndeshjen në Kupën e Gjermanisë. Probleme edhe për Skelën, që vazhdon të ndjejë dhembje në kapsulën e gjurit, për shkak të një dëmtimi të vjetër të shqiptarit. Formën e dobët të shqiptarëve e reflektojnë më së miri, edhe notat e vendosura nga gjermania “Kicker”, në takimin më të fundit me Nyrnbergun. Vata është vlerësuar me notën më të ulët, 5, ndërsa Skela me 4,5.