E Diel, 1 Nëntor 2026

Prej tri ditësh i zhdukur në Golem i riu nga Tirana

Kavajë- Prej tri ditësh një i ri nga Tirana rezulton i zhdukur, nga plazhi i Golemit ku qëndronte bashkë me familjen për pushime. Kristi Stambo, 20 vjeç, banues në Tiranë prej tri ditësh rezulton i humbur ndërsa familja e tij, ka denoncuar ngjarjen në polici, për të bërë të mundur gjetjen e tij. Zhdukja e Stambos, është bërë e ditur dje nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët kanë nisur menjëherë hetimit si dhe kërkimin për gjetjen dhe zbardhjen e shkaqeve të zhdukjes së të riut 20- vjeçar me banim në bulevardin "Bajram Curri". Kallëzimi mësohet se është bërë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, i cili ka edhe nën juridiksionin tij, kontrollin e territorit të kësaj zone. Sipas burimeve të policisë, i zhdukuri ka qenë duke pushuar me familjen e tij, ndërsa nuk është kthyer pranë të afërmëve, në mbrëmje të premten. Kjo ka shqetësuar ata dhe menjëherë kanë nisur të kërkojnë në zonën e plazhit ndërsa më pas kanë njoftuar policinë. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme familja e të humburit ka kërkuar ndihmë edhe nga mediat për të gjetur njeriun e tyre. Sipas të afërmëve, i riu i cili vuan edhe nga probleme psikologjike, ka qenë i veshur me një palë pantollona ngjyrë gri me një bluzë jeshile, me vija, një palë shapka si dhe mbante në kokë një kapele blu. Ky përshkrim është dhënë edhe për policinë e kryeqytetit të dhëna të cilat janë hedhur në rrjet nga policia duke shpallur në kërkim të riun e cilësuar si të zhdukur.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›