E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet juristi me heroinë dhe kokainë

Burime zyrtare thanë se është arrestuar shtetasi Krisald Kundraxhi, 24-vjeç, lindur në dhe banues në Tiranë, me profesion Jurist.

Shtetasi Krisald Kundaxhi është arrestuar pas një ndjekje 2 mujore të tij, si person i dyshuar për shpërndarje dhe tregtim të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë. Kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tij, u realizua në ambientet e lokalit të tij lloto-Bet 07, e ndodhur pas Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. 

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 60 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 65 grame lëndë e dyshuar heroinë, 6 doza të përgatitura për shitje me peshë 1.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Gjithashtu këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 40 fishekë luftarakë model 56, 1 peshore me mbishkrimin Model M-600, e cila ka shërbyer për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza, 1 motor i markës Kavasaki, i cili shërbente për shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, 3 telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe 60.000 leke te reja, 35 Dollarë Amerikan dhe 25 Euro të cilat mendohen se janë përfituar nga shitja e lendes Narkotike.

Në sajë të shtrirjes së këtij procedimi, u konkludua se zona e shpërndarës së lëndës narkotike kokainë dhe heroinë ishte pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Fakultetit Filologjik, zona e ish-Bllokut etj zona në Tiranë. Po ashtu këtij shtetasi, Sektori Kundër Krimit Ekonomik bëri edhe sekuestrimin e 6-copë kompjuterave lloto – bet, të cilat ishin të palicencuara për ushtrimin  e këtij aktiviteti.

Gjithashtu është proceduar shtetasi Ened Murati, 32-vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi Ened Murati u procedua pasi ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.7 (zero pik keter) lendë narkotike e dyshuar heroine të cilën sapo e kishte blerë të shtetasi i lartpërmendur Krisald Kundraxhi./Start/

                                                                                             2012-09-05 13:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›