E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti: Statusi në tetor nëse ka vullnet politik

 Në një konferencë për shtyp, Panariti tha se duhet të përfundohen brenda një afati të shkurtër 12 kriteret e KE si edhe të kalohet ligji i imunitetit.

“Ajo që kërkohet nga Brukseli është që klasa politike shqiptare të arrijë konsensus dhe të miratojë ligjet që kërkojnë 3/5. Ligjet që janë futur në agjendën e Parlamentit duhet të mbështeten me konsensus të gjerë nga të dyja palët. Kjo s`duhet të jetë pjesë e agjendës partiake. Ky është apeli që i drejtoj politikës shqiptare si ministër i jashtëm por edhe si qytetar i këtij vendi”, tha Panariti.

Interesimit të medias nëse po e pengon mosvotimi i heqjes së imuniteteve marrjen e statusit të vendit kandidat, Panariti sqaroi se, çështja e imunitetit nuk është pjesë e prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian, por është një sfidë që Shqipëria dhe politika shqiptare i ka vënë vetes. “Imuniteti nuk është një çështje që mban apo çliron statusin e vendit kandidat. Statusi është një çështje më komplekse, që ka të bëjë me avancimin në mënyrë të njëkohshme të reformave në prioritetet e përcaktuara në marrëveshje me Komisionin Evropian. Kështu që një çështje e vetme nuk mund të mbaj peng një proces të tërë”, përfundoi ministri Panariti. /Start/

                                                                                             2012-09-05 14:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›