E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fqinja kanos me thikë të miturën

Burimet e Policisë së Korçës kanë nisur hetimet për një grua, e cila akuzohet se ka kanosur me thikë fqinjën e saj të mitur. Donika Abasllari, 41-vjeçe, është denoncuar nga prindërit e një vajze të mitur. Policia tha se mes fqinjëve ka pasur konflikte të vazhdueshme, ndërkohë që 41-vjeçarja ka përfituar nga rasti për ta trembur me thikë, kur vajza, nxënëse në shkollën 9-vjeçare, ka ardhur në shtëpi pas mësimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›