Gjenden eshtrat e një njeriu
Eshtrat e një njeriu janë gjetur dje në fshatin Selcë të komunës më veriore të vendit, Vermoshit. Burime nga policia e Shkodrës thanë se bëhet fjalë për eshtrat e një njeriu që mund të ketë vdekur përpara dy dekadave. Eshtrat janë gjetur nga një bari dhe ekspertët nuk kanë përcaktuar ende seksin e viktimës. Në kafkën e gjetur vërehet një vrimë, që nuk dihet ende në është shkaktuar nga një plumb, apo nga mjete të forta.