E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet kamioni me 40 kg kanabis në Kapshticë, arrestohet shoferi

Kapshticë- Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 40 kilogram lëndë narkotike të llojit kanabis, ndërsa është ndaluar edhe poseduesi i saj.

Sipas burimeve policore droga ishte fshehur në pjesën e poshtme të një kamioni, i cili vinte nga Erseka në drejtim të Greqisë.

Mësohet se është bërë ndalimi i drejtuesit të mjetit, por ende nuk dihet indetiteti i tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në trafik, ndërsa po merret në pyetje shoferi mbi burimin e lëndës narkotike dhe destinacionin përfundimtar të saj.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›