E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufte shqiptaresh, 11 te vdekur

ATHINE - Policia greke ka arrestuar 4 shqiptare, te akuzuar per nje sere vrasjesh, me sakte 11 te tilla, si dhe 13 tentativa per ekzekutime. Gjithashtu mbi ta rendojne dhe akuzat e, "trafikut te droges" dhe "trafik armesh". Lajmi eshte bere i ditur nga policia fqinje, e cila tha se kishte bere me shume se nje vit hetimet per te arritur ne zbardhjen e bandes dhe me pas arrestimin e tyre. Burime te policise greke thane se, personat e vene ne pranga jane, Dashamir Kasemi 31 vjec, Kreshnik Kasemi 23 vjec, Bledar Ahmetaj , 26 vjec dhe Roland Cara po 26 vjec. Sipas policise greke, te arrestuarit ishin pjese e nje grupi qe po trafikonte ne Athine dhe ne rrugicat e saj sasi te medha droge. Hetimet e para lidhur me keta arrestime tregojne se vrasjet per te cilat akuzohen shqiptaret jane kryer dy vitet e fundit dhe dyshohet se kane pasur lidhur lidhje me konfliktet dhe pazaret e droges. Tjeter akuze qe rendon mbi te arrestuarit jane ato edhe per tentativa vrasjesh, jo pak, por 13 raste, qe policia ben me dije se i ka te dokumentuara. Lufta eshte bere per zaptimin e zonave te shitjes se droges.

Aksioni

Drejtori i anti-krimit ne policine e Athines, Jorgos Stavropullos, tha se gjate konferences se shtypit se, ekzekutoret dhe viktimat, fillimisht kane qene bashkepunetore ne trafikun e sasive te medha te lendeve narkotike nga Shqiperia ne Greqi. Nje grup killerash shqiptare rane ne prangat e policise greke. Pavaresisht moshes se tyre te re mbi supa u rendojne mbi 11 vrasje dhe 13 tentativa per vrasje. Keto jane akuzat kryesore qe rendojne mbi banden pervec akuzave per droge, trafik armesh e femrash.

Policia greke tha se, finalizoi arrestimin e tyre pas shume muaj hetimesh ndaj grupit kriminal. Policia e Athines beri te ditur se ka kryer arrestimin e nje grupi te rrezikshem kriminelesh shqiptare. Behet fjale per nje grup prej 4 shqiptaresh qe vepronin ne Athine dhe qe akuzohen per 11 vrasje dhe 13 tentativa. Policia ka bere te ditur, se te arrestuarit dhe viktimat e tyre kane qene nje grup prej 20 vetash por jane ndare. Me pas, ata filluan vrasjet mes dy grupeve te reja, ku nga njeri vdiqen te gjithe anetaret, vec njerit qe u arrestua kete vit.

Te arrestuarit

Ne pranga kane rene Dashamir Kasemi 31 vjec, Kreshnik Kasemi 23 vjec, Bledar Ahmetaj 26 vjec dhe Roland Cara po 26 vjec. Ndersa ka informacione se ka pasur bashkepunim edhe me policine shqiptare ne muajt e fundit per te dhenat e te lartpermendurve. Vrasjet qe dyshohet se jane kryer nga ky grup jane te perqendruara kryesisht ne personat qe veprojne per kontrollin e zonave ku veprojne grupet keqberese ne kryeqytetin grek. Pervec vrasjeve dhe plagosjeve, te kater shtetasit shqiptare, gjithashtu akuzohen per trafik armesh, droge dhe trafik femrash.

Artan Cena

Te arrestuarit

Dashamir Kasemi 31 vjec

Kreshnik Kasemi 23 vjec

Bledar Ahmetaj 26 vjec

Roland Cara po 26 vjec

11 shqiptare

Kane mbetur te vdekur gjate perplasjeve mes dy grupeve kriminale te perbera me shqiptare. Vrasjet dhe tentativat per vrasje kane ndodhur gjate dy viteve te fundit, ne kryeqytetin grek Athine.

4 persona

Anetare te nje grupi rival ne kontrollin e zonave per shitjen e lendeve narkotike, jane vene ne pranga nga policia greke, pasi mbi ta rendojne 11 vrasje dhe shume krime te tjera, per te cilat po hetohet.

Policia

Policia e Athines beri te ditur nepermjet nje komunikate se ka kryer arrestimin e nje grupi te rrezikshem kriminelesh shqiptare. Behet fjale per nje grup prej 4 personash qe vepronin ne Athine.

Sekuestrimet

Kontrollet, gjenden arme dhe droge

Policia helene tha se ne rajonin e Atikes u krye kontroll ne shtate shtepi, ku u gjeten dhe sekuestruan 2.5 kilograme hashash, 1.5 kilograme heroine, peshore e sakte per drogat e forta, shtate mije euro, tre pistoleta, nje automatik "Skorpion", dhjete karikatore me fisheke, 450 fisheke te kalibreve te ndryshme, dhe sende te tjera qe i konsideron si prova materiale te shqiptareve qe kishin keto banesa ne perdorim. Sipas policise, behet fjale per nje rrjet droge me probleme te ashpra. Nje dekade me pare, ishin 20 persona qe benin pjese ne nje organizate te trafikut te drogave te ndryshme. Keto u ndane ne dy grupe, per shkak te konfliktit te interesit dhe grindjeve mes tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›