Vrasja mafioze, dyshohen pazaret
Durres- Ekzekutohet ne menyre mafioze pas keqtrajtimit ne qender te qytetit te Durresit nje 26 vjecar, ndersa policia heton ne pisten e prishjes se pazareve te droges. Krimi ka tronditur te pranishmit e shumte, qe kalonin ne rrugen kryesore te lagjes nr. 11, nga pas Pallatit te Kultures. Sherri mes viktimes nga Shkozeti, Saimir Balla dhe tre kundershtareve te tij, Orges Dervishi, Elis Tefa dhe Xh. M., ka nisur dje rreth ores 12:10, ne ambientet e nje lokali, ku thuhet se gjendeshin ne shoqeri edhe dy vajza, ndersa me pas ka perfunduar ne nje perleshje me grushte dhe perdorimin e armeve. Qytetaret deshmitare degjuan sharje nga me te uletat dhe me pas shtate te shtena pistolete, qe i shkaktuan plagosjen e rende 26 vjecarit durrsak, qe dyshohet se ka qene i armatosur. Nje italian i quajtur Mario eshte perpjekur t'i jape ndihmen duke e derguar ne spital me makinen e tij "Land Rover", por Balla ka humbur jeten pa u futur ne sallen e operacionit. Ne oret e vona te mbremjes se djeshme u arrestuan nga policia te dyshuarit si ekzekutore, Elis Tefa, 23 vjec, nga Burreli, qe u kap ne Lac dhe dyshohet se eshte autori kryesor, Orges Dervishi, 25 vjec, banues ne lagjen nr. 14 te Durresit dhe i mituri 17 vjecar, Xh. M.. Ndaj tyre eshte ngritur akuza e provuar sipas policise, per "vrasjes me paramendim ne bashkepunim" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake".
Kater te rinjte kane lene nje takim ne qender te qytetit per te zgjidhur mosmarreveshjet mes tyre. Burime zyrtare te policise thane se kane nisur hetimet per te zbardhur veprimtarine e tre te dyshuarve qe u ndaluan mbreme si autore te ekzekutimit, duke lene te kuptohet se ky grup eshte i perfshire ne aktivitete kriminale. Nje nga pistat qe hetohet eshte edhe prishja e pazarit te droges, por po investigohet edhe per nje sherr te momentit ne lokal per ceshtje ngacmimi apo fyerje banale. Deshmitaret thane se pane fillimisht kater te rinjte qe ofendoheshin mes njeri-tjetrit dhe me pas ndarjen ne grupe. Tre prej tyre i jane versulur 26 vjecarit Saimir Balla, duke e goditur me grushte e shkelma ne rrugen kryesore. Kalimtaret e shumte te terrorizuar jane larguar me vrap, ndersa mberritja e policise ka qene e vonuar. Hetuesit dyshojne se ne momentin qe viktima ka tentuar te nxjerre nje arme per vetembrojtje, tre te rinjte kane reaguar me shpejt duke e vrare. Ndaj 26 vjecarit eshte qelluar me nje pistolete model 54 qe eshte sekuestruar nga policia ne cilesine e proves materiale. Ne vendngjarje u gjeten shtate gezhoja dhe po kaq plage ne trupin e viktimes. Nje shtetas italian i ndodhur ne vendngjarje, pas largimit te tre autoreve te dyshuar, i ka dhene ndihmen e pare duke e derguar ne spitalin e Durresit te plagosurin. Mjeket thane se Balla kishte kater plage plumbi ne gjoks dhe dy te tjera ne trup. Nje prej plumbave i kishte shkaktuar demtime ne zemer, duke i sjelle vdekjen pa u futur ne sallen e operacionit.
Si u kapen 3 te dyshuarit
Ne vendngjarje shkuan forca te shumta te policise dhe eksperte qe kryen hetimet e rastit. Dhjete persona u shoqeruan dhe u moren deshmite e klienteve te lokalit, kalimtareve dhe personave te tjere. Fillimisht u identifikua 23 vjecari Elis Tefa, nga Burreli dhe me pas dy bashkepunetoret e tij, Orges Dervishi dhe Xh. M., 25 dhe 17 vjec, te dy nga Durresi. Kontrolle te shumta u kryen ne banesa, por kapja e tyre eshte bere vetem pas gjashte oresh kerkime te panderprera. Tefa u kap nga policia e Lacit, ndersa mendohet se ai eshte dorezuar pas kontrolleve te shumta ne zone. Kurse Dervishi u kap ne kryeqytet ne perpjekje per t'u fshehur. I mituri Xh. M., eshte lokalizuar ne nje banese tek te afermit e tij. Tre te dyshuarit mbahen te izoluar ne paraburgimin e komisariatit te Durresit.
Policia: Po hetojme veprimtarine kriminale
Policia e Durresit nuk dha nje motiv konkret per ekzekutimin e 26 vjecarit nga Shkozeti, por tha se po heton veprimtarine kriminale te te ndaluarve si te dyshuar. Burime policore thane se po hetohen pistat e prishjes se pazareve dhe nje perplasje per motive banale. "Si rezultat i perdorimit te metodave speciale te hetimit, u dokumentua me prova ligjore se tre te ndaluarit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, rreth ores 12:15, kane vrare me arme zjarri, pistolete model 54, Saimir Ballen", tha mbreme zedhenesja e policise se Durresit.