Kapet me 10 kg kanabis prangoset Brahim Likaj
Policia e Shkodres ka vene ne pranga shtetasin Brahim Likaj 60 vjec pasi i jane sekuestruar 10 kg kanabis sattiva. Sipas policise arrestimi i tij u be ne fshatin Shtoi i Vjeter ne Shkoder ndersa droga i eshte sekuestruar ne banesen e tij. Pervec droges Likajt iu sekuestrua nga policia e Shkodres ne cilesine e provave materiale dhe nje automatik Model 56 dhe disa fisheke. I moshuari eshte shoqeruar per ne komisariatin e Shkodres ndersa ndaj tij rendon akuza e Kultivimit te lendeve narkotike dhe Armembajtjes pa leje.