E Diel, 1 Nëntor 2026

Moren ryshfet ne kembim te lirimit te te burgosurit arrestohen dy oficere

Dy oficere policie ne komisariatin e Sarandes jane vene ne pranga nga SHKB pasi jane kapur ne flagrance duke marre ryshfet. Gjithcka u be e mundur fale nje hetimi disa mujor ndersa operacioni i koduar Kesti i fundit eshte finalizuar vetem gjate dites se djeshme. Nje nenkomisar dhe nje kryeinspektor akuzohen se kane liruar nje te burgosur me precedente penale kundrejt nje shume te konsiderueshme. Lajmi per arrestimin e tyre konfirmohet edhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Sipas burimeve zyrtare ne pranga nga SHKB e Vlores jane vene nenkomisari Ramadan Hasani dhe kryeinspektor Hasan Haderi njeri oficer i rendit dhe tjetri oficer tek Krimet e Renda pasi dyshohet se kane marre 2 mije euro ryshfet ne kembim te lirimit te nje personi te akuzuar per tentative vrasje. Hetuesit dyshojne se shuma u mor per lirimin e personit me precedente penale. Arrestimi i policeve u krye nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem pas hetimeve disa mujore ndersa arrestimi u krye dje ne momentin qe po behej edhe dorezimi i kestit te fundit te parave. Akuzat qe rendojne mbi dy oficeret jane korrupsioni dhe shperdorimi i detyres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›