Vjedhja e pularise ne Dervican arrestohet 46-vjecari Zena
Forcat e policise se Gjirokastres kane ndaluar gjate oreve te para te mengjesit te djeshem nje person te akuzuar per vjedhje. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Gjirokastres i ndaluari eshte shtetasi Perparim Zena 46 vjec lindur dhe banues ne fshatin Bulo te Gjirokastres i denuar edhe me pare per vepren penale te Vjedhjes. Po sipas te njejtave burime ndalimi i tij u be pasi nje person me inicialet V. M nga fshati Dervican i cili eshte pronar i nje pularie ka bere denoncim se ne godinen e pularise se tij ka konstatuar se ishin vjedhur materiale te ndryshme ndertimi si shufra hekuri profile xingato e sende te tjera te cilat kapin vleren rreth 1 milion leke te vjetra. Por pas nje pune hetimore eshte bere e mundur zbardhja e kesaj vjedhje kapja e ndalimi i autorit si dhe gjetja dhe sekuestrimi i materialeve te vjedhura. Mesohet se i ndaluari i lartpermenduri punonte si roje ne pularine e denoncuesit me inicialet V. M ne Dervican dhe gjate muajit shtator kishte realizuar vjedhjen e materialeve dhe me pas i kishte shitur tek nje person tjeter. Nga ana e policise u gjenden materialet e vjedhura dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Ndersa materialet iu kaluan prokurorise se Gjirokastres per veprime te metejshme per vepren penale te Vjedhjes veper kjo e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.