E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimet e studenteve, kaos ne universitete

Rreth 300 studente qe kane kerkuar transferimin e studimeve nga universitetet e rretheve drejt atij te Tiranes, UT, jane ne kaos. Prej rreth nje muaji ata nuk e dine se c'ka ndodhur me dosjet e tyre qe kishin brenda edhe dokumentacionin, bashkengjitur me kerkesen per transferim. Kur pyesin ne universitetin prej nga duan te transferojne studimet, sekretaret u thone se dosja e tyre ka mberritur tashme ne Universitetin e Tiranes. Por, edhe kur interesohen atje, marrin informacione krejt paradoksale qe i kane futur studentet ne ankth. Ata nuk e dine tamam se c'fat ka pasur dosja e tyre, pasi kohet e fundit asnje nuk eshte ne dijeni per to.

Transferimi

Rasti i E.H., studente ne vitin e dyte te Letersise ne Universitetin e Vlores, duket mjaft shqetesues. Ajo pohon se ne shtator te ketij viti ka kerkuar qe te transferoje studimet nga ky universitet, ne ate te Tiranes. Kur eshte interesuar ne Universitetin e Vlores, i kane thene se dosja eshte derguar drejt UT-se. Ne ankth te nje pergjigjeje, te cilet nuk po e merrte, ajo ka kerkuar informacione ne rektoratin e ketij universiteti. Ne sekretari i eshte thene se dosja e saj eshte miratuar dhe s'i mbetej gje tjeter, vecse te paraqitej ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise, te vazhdonte procedurat dhe te fillonte normalisht procesin mesimor. Me shpresen qe dicka e tille te ndodhte brenda afateve te fillimit te vitit akademik, E.H., ka pyetur ne sekretarine e dekanatit, e megjithate asnje nuk kishte dijeni. "Nuk na ka ardhur asnje dosje", i kane pohuar studentes. E frikesuar se dosja e saj ka "humbur", studentja rri me shpresen se shume shpejt gjithcka duhet te sqarohet. Jo vetem ajo, por edhe studente te tjere jane ne ankth, pasi ende nuk kane marre pergjigje per kerkesen e tyre per transferim studimesh, edhe pse kane kaluar dy muaj qe nga momenti kur e kane bere.

Kerkesat

Ata qe nuk kane dashur me t'i vazhdojne studimet ne universitetet e rretheve ku kane fituar, kane kerkuar transferim studimesh nga universitetet e rretheve, apo nga ato private, drejt shkollave te larta publike. Te gjithe te interesuarit kane dorezuar nje dosje prane fakultetit perkates, e cila eshte marre ne shqyrtim, megjithate, pergjigja nuk dihet ende per shume kerkesa te tilla. Sipas dekanit te Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj disa dosje jane miratuar, disa te tjera jane refuzuar per shkak se nuk kane plotesuar te gjitha kriteret qe kerkohen. Ne baze te ligjit, studentet mund te transferojne studimet jo vetem nga nje universitet publik ne nje tjeter po publik, por mund ta bejne kete gje edhe kur ndjekin nje shkolle te larte private. Dhe me sa duket jane te shumte ata qe duan ta bejne nje gje te tille. Kete e tregon numri i dosjeve te depozituara prane universitetit te Tiranes, qe e ka kaluar shifren 300. Drejtuesit e fakulteteve sqaruan pak kohe me pare se numri i studenteve qe do te kene mundesi te transferojne studimet e tyre varet nga vete fakulteti. "Kjo varet edhe sa kapacitetet apo mundesi ka fakulteti per te terhequr studente nga shkollat e larta private", kane deklaruar ata.

Refuzimet

Ato dosje qe nuk permbushnin kriteret, sipas standardeve te cdo fakulteti, jane refuzuar nga ana e Universitetit ku eshte drejtuar kerkesa. Nje nga keto kritere te paplotesuara mund te jete edhe niveli shume i dobet i kerkuesit, ne krahasim me nivelin e studenteve ekzistente.

Interesimi

Sipas burimeve nga Universiteti i Tiranes, te gjithe studentet qe kane probleme me dosjen e tyre apo nuk kane informacion se c'eshte bere me to, duhet te interesohen dhe te bejne ankesen perkatese, sepse ajo do te shqyrtohet me shume kujdes e objektivitet nga stafi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›