E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me droge arrestohet 17-vjecari

Nje 17-vjecar u arrestua pasi u kap tek mbante me vete lende narkotike kanabis sativa te ndara ne doza diten e djeshme. Sherbimet e antidroges ne Drejtorine e Policise Qarkut Shkoder kane bere arrestimin ne flagrance te te riut Kejdis D. 17 vjec banues ne lagjen Perlat Rexhepi te qytetit Shkoder i denuar dhe me pare per vepren penale te Vjedhjes me dhune. Arrestimi i 17-vjecarit u be pasi nga informacionet e mbledhura dhe fale nderhyrjes se menjehershme te specialisteve te antidroges i riu u kap ne flagrance ne lagjen Fahri Ramadani tek qarkullonte ne kembe dhe mbante me vete lende narkotike kanabis sativa te cilat i kishte ndare ne 4 doza te mbeshtjella ne qese plasmasi farmacie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›