Vidhet per te treten here banka ne qender te qytetit
Dy persona te armatosur kane arritur te grabisin nje banke ne qender te qytetit te Vlores. Nuk dihet ende shuma e marre ne arken e punonjesve te ketij filiali por thuhet se cdo gje ka ndodhur brenda nje kohe teper te shkurter. Menjehere sapo kane hyre te armatosur ne banke dy grabitesit u jane drejtuar punonjesve dhe u kane kerkuar leket. Punonjesit jane bindur nga frika se mos beheshin viktimat e radhes te grabitjeve me arme. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen 29 Nentori. I njejti filial banke behet per here te trete objekt grabitjeje. Policia lokale po punon per zbardhjen e ngjarjes ndersa kane filluar dhe shoqerimet e para te personave me precedente penale. Pasi kane kryer grabitjen personat e armatosur jane larguar menjehere nga filiali i bankes dhe jane futur ne rrugicat e lagjeve duke marre me vete sasine e parave e cila ende nuk dihet se sa eshte. Mesohet se sulmi ka zgjatur rreth 1 minute dhe grabitesit kane gjetur orarin e mbylljes se llogarive dhe te ardhurave te dites. Ne brendesi te bankes ne momentin e grabitjes fatmiresisht pervec personelit skishte kliente te tjere. Policia ka marre ne pyetje punonjesit e bankes si dhe jane marre ne dorezim nga blute filmimet e kamerave te sigurise te cilat kane qene aktive ne momentin e grabitjes. Policia gjithashtu ka rrethuar zonen dhe ka vendosur postblloqe ne rrugen transballkanike duke kontrolluar automjete apo persona te dyshuar. Heren e pare disa grabites te maskuar pasi vodhen banken u larguan menjehere me nje automjet te vjedhur te cilin e braktisen ne rrugen transballkanike dhe armen. Personat qe grabiten banken heren e pare ende nuk jane identifikuar nga policia madje as shuma e grabitur nuk u be e ditur. Grabitja e dyte ndodhi mesditen e 14 gushtit ku nje bande me tre persona te armatosur dhe te maskuar kane ndaluar makinen para filialit te bankes ne Sheshin e Flamurit ne qytetin e Vlores. Pasi kane terrorizuar qytetaret qe ndodheshin rastesisht ne rruge personat e armatosur kane hyre ne banke dhe nen kercenimin e armeve kane kerkuar leket qe ndodheshin ne duart e punonjesve dhe klienteve ne ato momente. Nje emigrante per pak sa nuk mbeti e vrare nga plumbat. Emigrantja ndodhej ne banke bashke me dy femijet e saj. Ajo do te depozitonte nje shume prej 1 milion lekesh te kursyer nga puna ne emigrim shume e cila ra ne duart e grabitesve. Pasi kane vjedhur leket e emigrantes dhe ato ne sportele tre personat e armatosur jane larguar menjehere nga vendngjarja duke braktisur makinen ne dalje te qytetit te Vlores. Ngjarja e papritur ne mes te dites la te shokuar kalimtaret klientet dhe punonjesit e bankes. Nje nga autoret u arrestua nga policia nje dite me vone.