E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 127 kg kanabis arrestohet 26-vjecari

Nje 26-vjecar ka rene ne pranga diten e djeshme pasi ne automjetin e tij jane gjetur 127 kg kanabis. Sherbimet e Luftes kunder Narkotikeve ne Komisariatin e Policise Sarande arrestuan mengjesin e djeshem ne aksin rrugor Gjirokaster - Sarande 26-vjecarin Saimir Gurguri lindur ne Fier dhe banues ne Hamil te rrethit Fier si pronar i autovetures me te cilen po transportohej droga. Automjeti u ndalua ne vendin e quajtur Fusha e Vrionit. Zbulimi i droges ndodhi pasi automjeti tip autoveture e markes Audi gri me targa TR 2375 I me vit prodhimi 2001 nuk u eshte pergjigjur thirrjeve te policise per te ndaluar. Nga ndjekja e menjehershme qe i eshte bere nga sherbimet e policise pak minuta me vone personat qe ndodheshin brenda tij kane braktisur mjetin ne afersi te nenstacionit elektrik ne hyrje te qytetit te Sarandes dhe kane mundur te largohen. Nga kontrolli i ketij automjeti brenda jane gjetur dhe sekuestruar 127 kg lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa e cila ishte e mbeshtjelle me natriban ngjyre kafe e futur brenda 4 cantave te medha te zeza. Gjithashtu brenda ne kete automjet jane gjetur nje arme zjarri tip automatik Kallashnikov me nje kreher me 28 fisheke nje tabele e ngjashme me ate te punonjesve te policise nje feneline policie si dhe nje pale targa BR 903 DB te cilat sipas dokumentacionit te mjetit ishin targat origjinale ndersa ato TR 2375 I te falsifikuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›