Trafikonte pije alkoolike ne Arabi arrestohet shtetasi turk
Nje shtetas turk eshte arrestuar dje pasdite ne Aeroportin e Rinasit pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar per vepren penale te trafikimit te pijeve alkoolike. Policia beri te ditur se shtetasi Isa Sungur 55 vjec u arrestua ne oren 1600 ne Aeroportin e Rinasit pasi kerkohej nga Arabia Saudite. 55-vjecari rezultonte ne listen e personave te shumekerkuar. Dyshohet se Sungur ka konsumuar vepren penale te trafikimit te pijeve alkoolike ne vendet arabe.