Pengu 1 mln euro, 12 vite burg, anëtarit të "Hakmarrjes..."

Dje u Denua Kreshnik Spahiu. Me pare per te njejten ngjarje ishte denuar anetari tjeter i organizates
TIRANË- Pengmarrja e biznesmenit rom, Halit Nazifi, i kushtoi 12 vjet burg njerit prej anetareve te organizates "Hakmarrja per Drejtesi" qe tashme ka fituar azil politik ne shtetin zviceran. I pandehuri Kreshnik Spahiu, i cili u hetua dhe u gjykua ne mungese, eshte shpallur dje fajtor nga Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet, pas shqyrtimit te çeshtjes nga themeli ne 88 seanca gjyqesore.
Ne gjyq u vertetua se rrembimi dhe mbajtja peng e Nazifit, ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 2002, ka per autore Kreshnik Spahiun, i cili ndodhet i lire ne Zvicer dhe shtetasin Gentian Caka, i denuar edhe ky me 12 vjet burg.
Sipas trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi, i pandehuri Spahiu me vetedije te plote dhe ne bashkepunim me Cakan ka kryer vepren penale te "pengmarrjes" se biznesmenit te rrobave te perdorura, Halit Nazifi, duke i kerkuar familjareve te tij 1 milion USD kundrejt lirimit.
Ne kohen kur policia e kryeqytetit, kishte rene ne gjurme te pengut, efektivet realizuan nje operacion per ta liruar biznesmenin e rrobave, por Nazifi, ishte lene i lire vetem pas plagosjes se njerit prej pengmarresve.
Gjate seances se kaluar, prokurori i çeshtjes, Ened Nakuçi, lexoi para gjykates konkluzionet perfundimtare ku kerkoi denimin e tij me 12 vjet burg per Kreshnik Saphiun. Ndersa, avokati mbrojtes, i caktuar nga gjykata kerkoi pafajesi per klientin e tij.
Trupi gjykues, pas terheqjes ne dhomen e keshillimit, vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise, duke e denuar te pandehurin Spahiu me 12 vjet burg. Me vendimin e djeshem iu dha zgjidhje edhe te fundmit prej pengmarrjeve me te bujshme, e ndodhur 8 vjet me pare.
Sipas vendimit te togave te zeza, dy anetaret e "Hakmarrjes per Drejtesi", Spahiu dhe Caka, te cilet ishin protagonistet e pengmarrjes se biznesmenit rom Halit Nazifi, jane arrestuar ne vitin 2002, vetem per pak ore e me pas jane lene te lire nga policia e kryeqytetit.
Por hapja e dosjes se pezulluar nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe marrja e nje sere deshmish ka sjelle shpalljen ne kerkim te te akuzuarve per pengmarrjen. Sipas vendimit, ngjarja ka ndodhur me daten 29 qershor te vitit 2002, rreth ores 13:30 te drekes, kohe kur Nazifi ka qene duke udhetuar me makinen e tij te markes "Audi" me targa "TR 4382 H" ne drejtim te baneses se tij ne lagjen Allias.
Gjate rruges, makina e tij eshte ndaluar nga pese persona te veshur me uniforma te policise dhe eshte marre peng me force se bashku me makinen. Pas rrembimit dhe strehimit te pengut ne nje vend te sigurt, autoret kane kerkuar nga familja e tij te paguanin shumen 1 milione USD, perndryshe ai do te vritej.
Dy dite pas pengmarrjes, me daten 1 korrik 2002, policia ka organizuar operacionin per lirimin e pengut. Aty rreth ores 19:30, efektivat e policise jane perplasur me pengmarresit ne bulevardin "Zhan D'Ark" ne kryeqytet dhe te dyja palet kane shkembyer zjarr.
Pengmarresit Caka dhe Spahiu kane qene me nje makine tip "BMË" me targa DR 5972 A dhe si pasoje e shkembimit te zjarrit eshte plagosur Gentian Caka. Mengjesin e 2 korrikut, pengu Halit Nazifi eshte lene i lire.
HETIMET
Emrat e Spahiut dhe Cakes u falsifikuan
Sipas vendimit te djeshem, mbremjen e shkembimit te zjarrit mes pengmarresve dhe policise ne bulevardin "Zhan D'Ark" te kryeqytetit, konkretisht me 1 korrik 2002 ka mbetur i plagosur Gentian Caka, i cili po ate nate eshte shtruar ne Spitalin Ushtarak per sherimin e plages. Fillimisht ai ka dhene emrin e tij, por pak minuta me pas, mbi emrin Gentian Caka ne regjistrin e urgjences eshte nderhyre, duke shkruar emrin e rreme, Edmond Lami.
Nderkohe, ate nate eshte shoqeruar edhe Kreshnik Spahiu, i cili ka dhene nje emer te rreme, Nard Kasapi, ku pas pese oresh qendrim ne Komisariat eshte lene i lire, duke firmosur nje procesverbal te marrjes ne pyetje me emrin e rreme. Pas ketij, dy pengmarresit Caka e Spahiu u larguan dhe ende ndodhen ne listen e personave te kerkuar, nderkohe qe Kreshnik Spahiu ka fituar azilin politik ne Zvicer, se bashku me Orik Shytin.