Policia: Nuk ishte pengmarrje

Kishte shqetesime mendore dhe frikesohej se mos i sulmonin familjen dhe dy femijet
Pjesetaret e familjes se Kadriajt, i pohuan policise se nuk kishin pasur asnje here kercenime nga njeriu i tyre
TIRANE- Policia e Tiranes i dha fund dje dyshimeve kuriozitetit te mediave dhe publikut, teksa deklaroi nepermjet drejtuesit te saj, Tonin Vocaj, se ngjarja e te dieles ne mbremje qe zgjati deri dje ne mengjes rreth ores 04:00, nuk kishte qene nje situate pengmarrjeje. Kryepolici i Tiranes, konfirmoi nje fakt te tille, edhe pse per me teper se tete ore, bankieri Artan Kadriaj, mbajti ne ankth policine e kryeqytetit.
Qe prej ores 20:00 te mbremjes deri ne oren 04:00, te mengjesit Kadriaj me nje arme gjahu çifte me leje qe mbante ne dore, levizte ne banesen e tij duke terrorizuar familjen e tij, fqinjet dhe duke alarmuar edhe policine. "Situata nuk ka qene nje situate pengmarrjeje, pasi ai ne asnje rast nuk ka kercenuar se do te vriste pjesetare te familjes se tij, apo njerez te afert,- tha kreu i Policise se Tiranes Vocaj, gjate nje daljeje dje ne publik.
Ai pohoi me tej se Kadriaj, nuk ka kercenuar asnje njeri, por se vazhdimisht shprehte friken dhe pasigurine qe kishte per femijet e tij. Ne kete menyre kreret e policise, mohuan qe Kadriaj te kishte vene ne rrezik jeten e njerezve te tij, si femijeve, bashkeshortes apo pjesetareve te tjere te familjes.
Gjithashtu burime te policise se kryeqytetit thane se ai nuk kishte shfaqur ne asnje moment, mendimin apo idene e kryerjes se nje vetevrasjeje. "Ka shqetesime mendore per te cilat eshte derguar per kurim ne spitalin nr.5, ne kryeqytet thane burimet".
Ky fakt diskutohej jo pak mbremjen e te dieles, nga specialiste te policise ne nje situate, ku ata komunikonin vetem me mesazhe telefonike me njeriun e njohur si bankieri i forte. I njejti fakt eshte pohuar edhe nga specialiste te Policise se kryeqytetit, si dhe oficere te Forcave Speciale RENEA, te cilet ndodheshin te pranishem ne vendin e ngjarjes ne rrugen "Tefta Tashko" qe prej momentit, kur krere te Policise se Tiranes, kerkuan ndihmen e tyre per te zgjidhur nje situate te dyshuar pengmarrjeje.
Pas perfundimit te saj mengjesin e djeshem, efektivet e policise se kryeqytetit, administruan ne cilesine e proves materiale pikerisht armen e gjahut me te cilen ishte shkaktuar edhe situata qe ngriti ne kembe me teper se 100 efektive dhe oficere Policie.
Nderkaq, kreret e Policise se Tiranes, konfirmuan se gjendja shendetesore e Kadriajt, ne momentin qe ata kane kontaktuar me te, ka qene e renduar psikologjikisht dhe menderisht. Per pjesetaret e tjere te familjes ata konfirmuan se gjendja e tyre ishte e mire dhe se ata nuk kishin pasur asnje problem shendetesor apo demtim te shkaktuar nga vete Kadriaj.
Per rastin konkret mesohet se policia dhe hetues te saj ende nuk kane kryer veprime procedurale, ne ngarkim te bankierit, ndersa pritet qe vendime per veprime te tilla te merren ne ditet e ardhshme. Gjithsesi paraprakisht policia ka konfirmuar mungesen e vepres penale, ne lidhje me te. Kjo pasi arma ishte me leje, ndersa pjesetaret e tij te familjes nuk ishin ndjere te kercenuar ne asnje moment.
RENEA- priti deri sa bankierin e zuri gjumi
Qe prej ores 20:00 te mbremjes, policia u detyrua te qendronte ne gatishmeri per te nderhyre ne çdo moment nga frika e rreshqitjes se situates. Policia tha se bankieri kishte nisur te kishte probleme serioze, qe prej mesdites, por ne mbremje situata degradoi.
"Nje i aferm i tij, na lajmeroi se kercenon familjen,- tha per "Shekullin" nje oficer policie. Me tej ai shton se menjehere sherbimet e patrullave te policise ishin drejtuar atje, por ishin zmbrapsur kur kishin degjuar thirrjet e Kadriajt, per t'u larguar.
Ne drejtim te vendit te ngjarjes, u nisen efektivet e RENEA-s te cilet duhej te merrnin ne dore situaten. Per me teper se dy ore, te aferm te Kadriajt, si dhe negociatore te RENEA-s dhe te Policise se Tiranes, u munduan te qetesonin ate. Kur çdo tentative e tyre u shua, u zgjodh alternativa e fundit.
Do te pritej deri sa ta zinte gjumi nga lodhja dhe me pas do nderhyhej. Keshtu ndodhi kur rreth ores 04:00 te mengjesit, disa trupa te RENEA-s, zbriten nga tarraca e pallatit, dhe hyne ne shtepine e prinderve te Kadriajt, ku ate e kishte zene gjumi. Nje mjet i forcave te RENEA-s e dergoi ate ne spital, ku me pas mjeket nisen ekzaminimet dhe qetesimin e tij me medikamente.
Familja: 10 dite qe vuan nga simptoma te tilla
Prej se paku dhjete ditesh te aferm te familjes se Artan Kadriajt, mesohet t' i kene pohuar policise se i njeriu i tyre, vuante nga simptona te tilla te ndjenjes se persekutimit te tij dhe te pjesetareve te familjes, femijeve apo te afermeve. Nje fakt te tille e kane konstatuar edhe vete efektivet e Policise gjate qendrimit per ore te tera ne shi, ne pritje te reagimit te bankierit, qe me nje arme gjahu endej ne shtepine e tij.
"Largoni policine, s'dua te shoh, police. Me ndjek SHIK-u", Sipas pjesetareve te familjes, per gjate dhjete diteve te fundit, Kadriaj kishte shfaqur dyshime dhe shqetesime sikur te afermit e tij do te sulmoheshin apo demtoheshin nga njerez te huaj. Konkretisht nuk thuhet asgje se cilet ishin agresoret, por se policia thote se nje paranoje te tille, bankieri e kishte shfaqur edhe te dielen ne mbremje.
Specialistet, pas konsultave me te semurin, thane se ai eshte ne fazat e para te nje semundjeje mendore
Psikiatret: Kadriaj vuan nga skizofrenia paranojake
Mjeket ligjore dhe ekspertet psikiater, pas vizites se kryer gjate dites se djeshme ndaj Artan Kadriajt, ne ambientet e klinikes psikiatrike "Bajram Preza", ne Tirane, e njohur edhe si spitali nr.5, konkluduan se personi vuan nga çrregullime mendore.
Nje fakt i tille eshte konfirmuar per "Shekullin", nga burime te Policise se kryeqytetit, qe pohuan dje se mjeket ligjore dhe ekspertet e psikiatrise kane vene re zhvillimin e fazes se pare te semundjes se "Skizofrenise Paranojake" (Paranoid Schizofrenia). Sipas mjekeve, Kadriaj, i cili qe prej mengjesit te djeshem po trajtohet ne kete klinike, eshte ne hapat e para te kesaj semundjeje.
"Ai vuan nga ndjenja e persekutimit qe mund t'i behet atij dhe familjes se tij nga njerez te tjere. Ai vazhdimisht shpreh qendrime dhe veprime se dikush do t'i beje keq atij, familjes apo femijeve te tij".
Per kete shkak menjehere pasi ai eshte derguar ne spitalin psikiatrik, ndaj ish- bankierit te fuqishem ne kryeqytet, mjeket kane nisur edhe trajtimin e tij me nje terapi me medikamente te kesaj natyre.
Nderkaq mesohet se vizita mjekesore e mjekeve ndaj Kadriajt dhe konsultat e mjekeve te ndryshem me gjendjen shendetesore te pacientit, ka vijuar me disa ore.
Ekspertet dhe specialistet e shendetit mendor mesohet se jane perqendruar me teper ne zbulimin e shkaqeve te mundshme qe çuan ne veprimet e paparashikuara te Artan Kadriajt. Nje raport paraprak mjeko- ligjor iu eshte dorezuar dje drejtuesve te Policise se kryeqytetit dhe atyre te komisariatit nr.1.
Mbi bazen e ketij te fundit ata pritet te procedojne ne ditet ne vazhdim per te vendosur nese do te kete nje procedim penal ndaj Kadriajt per ndonje veper te mundshme penale. Paraprakisht, per te ende nuk ka ndonje procedim penal, ndersa policia tha se ai nuk kishte marre peng asnje nga pjesetaret e tij te familjes.