E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Arvizu: Kyç lufta kundër korrupsionit dhe krimit financiar

Tirane, 14 dhjetor, NOA - Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama priti sot ne nje takim mireseardhjeje Ambasadorin e SHBA-ve ne Tirane, Aleksander Arvizu. Duke e uruar per fillimin e detyres se tij, Kryeprokurorja Rama i shprehu Ambasadorit Arvizu mirenjohjen e veçante per kontributin dhe ndihmen e qeverise se SHBA per institucionin e prokurorise si dhe shprehu deshiren per rritjen e metejshme te bashkepunimit.

Zonja Rama, beri nje pasqyre te punes dhe paraqiti prioritetet e Prokurorise qe jane lufta kunder korrupsionit dhe krimit financiar.

Kryeprokurorja vleresoi mbeshtetjen nga ana e ambasades se SHBA-ve per institucionin e Prokurorise nepermjet zyres se UPDAT dhe programit te Sfides se Mijevjeçarit duke garantuar njekohesisht per rolin e angazhimit te prokurorise sidomos ne situatat qe po kalon vendi ne rrugen e integrimit.

Ambasadori i SHBA-ve, Aleksander Arvizu, vleresoi hapat e Shqiperise ne proceset e integrimit si dhe rolin e prokurorise ne rritjen e performances se vendit.

Ai u shpreh se e njeh rolin e Prokurorise si nje partner i besueshem dhe theksoi mbeshtetjen per institucionet e zbatimit te ligjit ne Shqiperi.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›