E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me makinë të vjedhur në doganë, hetohet "pronari"

Sekuestrohet në doganë një makinë e vjedhur, nis hetimi për "pronarin". Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se një automjet luksoz "Toyota", prodhim i vitit 2006 i vjedhur në Mal të Zi një vit më parë është ndaluar në pikën e kalimit kufitar në Han të Hotit. Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës, në pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi, kur Xhevahir Çelaj, 29 vjeç, banues në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe është ndaluar për verifikim dokumentesh. I riu po tentonte të kalonte në drejtim të Malit të Zi. Nga verifikimet ka rezultuar se automjeti "Toyota", tip "Rav 4", me ngjyrë të zezë, me targë SU 120 - 808, prodhim i vitit 2006, ka rezultuar i vjedhur në Malin e Zi më datën një gusht 2008 me targa origjinale BR 329 - 64.

Ar.Ho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›