Grinden për kullotat, qëllohet me sëpatë një 40-vjeçar
Pas vjedhjes së minimarketit të fshatit Vrinë nga njerëz të maskuar dy ditë më parë, një tjetër ngjarje e rëndë e ka pasuar atë paraditen e djeshme në po atë fshat. Mosmarrëveshja për sipërfaqet e kullotës është kthyer në konflikt për zgjidhjen e të cilit është përdorur sëpata. Ka qenë 57-vjeçari Fatmir Osman Myrto, i lindur në Durrës dhe banues i fshatit Vrinë, që, sipas burimeve policore ka goditur me sëpatë në kokë bashkëfshatarin e tij, 40-vjeçarin Bilbil Xhaferi. Ky i fundit është duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Sarandës, nga ku mësohet se ai gjendet jashtë rrezikun për jetën, ndërsa autori është prangosur vetëm pak minuta pas plagosjes.
Tho.Ni.
Tho.Ni.