Kapet me monedha fallco, ndalohet nga policia

Një 21 vjeçar, banor i qytetit të Gjirokastrës është arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës me monedha të falsifikuara. 21 vjeçari gjirokastrit ndodhej prej disa ditësh në qytetin e Sarandës me pushime.
21 vjeçari Gerald Toro, pasi ka shkuar në një nga dyqanet e qytetit të Sarandës në lagjen nr.1, i është drejtuar një shitësi me euro false. Nga verifikimi i eurove kanë rezultuar se ato ishin falso, por i riu ka këmbëngulur se eurot nuk kanë qenë të tilla duke iu drejtuar tregtarit me kërcënim se eurot e dhëna prej tij ishin të rregullta.
Tregtari ka njoftuar policinë, e cila menjehere ka shkuar në vendngjarje dhe pas verifikimit se monedhat e dhëna nga riu kanë rezultuar falso, ka bërë ndalimin e të riut gjirokastrit. Vazhdojnë hetimet për të parë se nga janë gjetur monedhat fallso.