Kurbin, humb jetën 39-vjeçarja, vetëhelmohet

Nje 39 vjeçare nga Kurbini, ndërroi jetë në spital, gjatë mbrëmjes së të shtunës. Bluzat e bardha thanë se viktima Vjollca Guri është vetëhelmuar per motive ende të panjohura. Burime të policisë thane se grupi hetimor po punon lidhur me shkaqet e vetëhelmimit te 39-vjeçares.
E gjetur nga familjaret në gjendje kritike per jetën, 39-vjeçarja u transportua me urgjencë në spitali, ku iu nënshtrua një terapie intensive, por pa mundur te mbijetojë. Burimet e policisë thane se lidhur me ketë rast, janë marrë në pyetje familjaret e viktimës, te cilët nuk dhanë ndonjë shkak qe e ka çuar atë drejt vetëflijimit.
Mësohet se grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të kesaj ngjarjeje.