Fier, dy të plagosur në dy aksidente
Dy të plagosur është bilanci momental, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Fierit. Një aksident me pasojë plagosjen e një kalimtareje ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Roskovec. Policia bën të ditur se një autoveturë ka përplasur rëndë një 60 vjecar, i cila po kalonte rrugën. I plagosuri, Kosma Çollai mësohet se është shtruar menjeherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkaq, një tjetër aksident i dytë shënohet në Fier, ku një makinë është përplasur me një kamion. Në gjendje të rendë është 28-vjeçari Erion Shkurti i cili është drejtuesi i makinës. Aksidenti ka ndodhur në Oxharë.