E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE për grevën:"Situata të zgjidhet përmes dialogut”

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me anë të një deklarate për shtyp, deklaron se është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar pas fillimit të grevës së urisë së 16 minatorëve të minierës së Bulqizës. METE shpreh keqardhjen për gjëndjen shëndetësore të minatorëve dhe njëherësh informon minatorët dhe qytetarët e Bulqizës se problematikat e ngritura nga minatorët edhe pse të drejta nuk mund të zgjidhen përmes grevës së urisë por vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes palëve. METE, pas takimeve të kryera me përfaqësuesit të sindikatës së minatorëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare "ACR" si dhe pas kontrolleve periodike të ushtuara nga institucionet e linjës, ka ndërmarrë disa sanksione në funksion të kërkesave të minatorëve:
 

Në datën 20.07.2011, METE vendosi pezullimin e lejes minerare për shoqërinë koncensionare "ACR" Albania në zonën D, në Bulqizë si dhe ndalimin e punës të gjithë nënkontraktorëve që operonin në këtë zonë. Ky pezullim do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara nga AKBN dhe RISHM-i.
 

Në datën 27.07.201, METE vendosi penalizimin e shoqërisë koncensionare "Albanian Chrome" sh.p.k, në masën 56 milionë lekë, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara në program vetëm për vitet 2008-2009 dhe evidentohen mos realizimet për vitin 2010. Ky penalizim duhet të shlyhet brenda 20 ditësh.
 

Në vijim të këtyre masave, METE do të vazhdoj punën për zgjidhjen e problemeve, duke nënvizuar se kërkesat ekonomike të minatorëve të Bulqizës realizohen vetëm përmes dialogut, duke mbrojtur investimet e huaja në Shqipëri si dhe duke zbatuar me rigorozitet ligjet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›