E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Bari shqiptari i kërkuar për vjedhje

 ITALI - Një 36-vjeçar shqiptar i kërkuar nga policia, është prangosur dje në Itali, sapo ka shkelur tokën në Portin e Barit. Mediat e vendit fqinj bënin të ditur dje arrestimin e Gazment Hoxhës, i akuzuar për grabitje me pasoja të rënda vitin e kaluar në Itali. Referuar burimeve, shqiptari Hoxha kishte tentuar të grabiste në një lokal në nëntorin e vitit të kaluar. Gjatë largimit, ai ishte konfrontuar me rojen e sigurisë që kishte tentuar ta ndalonte. Pas ngjarjes ai ishte kthyer në Shqipëri, por dje, teksa ka tentuar të futet sërish në Itali është prangosur. "Gazment Hoxha, shqiptar, është arrestuar në portin e Barit për akuzat e grabitjes në rrethana rënduese, tentativë grabitjeje dhe shkaktim dëmtimesh serioze", pohonin dje mediat elektronike të vendit fqinj. Sipas këtyre burimeve, ngjarja për të cilën 36-vjeçari shqiptar akuzohet ka ndodhur në 11 nëntorin e vitit 2009 në një lokal në Alkamo. Mësohet se pasi ka grabitur brenda në lokal, Hoxha është përballur me rojen e sigurisë dhe se ka tentuar t'i rrëmbejë pistoletën. Hetimet e filluara pas ngjarjen kanë zbuluar identitetin e autorit. Sipas autoriteteve policore italiane, pas ngjarjes 36-vjeçari ishte larguar nga Italia në vendlindjen e tij në Shqipëri. Ndërkohë në Itali ndaj tij ishte prerë një urdhër arresti dhe ai ishte shpallur person në kërkim. "Por edhe jashtë Italisë lëvizjet e të kërkuarit kanë qenë të monitoruara. Falë shkëmbimeve të informacioneve policore, Gazment Hoxha u ndalua në momentin që po tentonte të rifutej në territorin Italian", citonin dje mediat e vendit fqinj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›