E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Greqi 18-vjeçari i akuzuar për përdhunim

Një 18 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim 3 vite më parë nga Interpol Tirana është arrestuar ditën e djeshme në Greqi. Burime zyrtare nga Interpol Tirana bëjnë të ditur se më datë 14 maj 2011, në Rhodos të Greqisë është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, Myslim Sani nga Berati. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 11.08.2008 ka caktuar ndaj Sanit masën e arrestit me burg për kryerjen e veprës penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë . Myslim Sani akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person, më 7 gusht të vitit 2008, në qytetin e Vlorës, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›