Zhduket një avion turk, dyshohet se është rrëzuar nga Siria
Avion F-4
Ushtria turke ka bërë të ditur se ka humbur kontaktin me një avion luftarak, i cili po fluturonte mbi det afër kufirit me Sirinë. Media turke thotë se avioni F-4, është përplasur në Siri ose në territorin ujor të saj.
Gjithsesi, dëshmitar në qytetin veriori në Siri, Latakia, i kanë thënë BBC se forcat ajrore të Sirisë kanë rrëzuar një avion të paidentifikuar afër qytetit Rasa al-Baseet.
Ushtria turke ka bërë me dije se tashmë një ekip kërkues dhe shpëtues ka nisur punën. Avioni u ngrit nga një bazë në Malatya dhe në bord ndodheshin dy pilotë.
Gazeta Hurriyet raporton se avioni ka rënë në ujërat ndërkombëtare jashtë kufirit me Sirinë dhe të dy pilotët kanë mundur të shpëtojnë.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë, të cilët para disa vitesh ishin shumë të afërta, janë prishur që pas nisjes së trazirave kundër presidentit Bashar al-Assad në mars të vitit 2011. Turqia ka pritur më shumë se 32 mijë refugjatë nga Siria, sipas të dhënave të OKB-së. /F.S/