Vërshojnë në Moravë ujërat e zeza, banorët apelojnë
11/06/2009 Qeveria të na shpëtojë nga kolera
BERAT-Ujerat e zeza në fshatin Moravë të Beratit kanë krijuar probleme tek banorët e komunitetit rom që jetojnë në lagjen "Stan" të këtij fshati. Janë rreth 113 familje që çdo vit në kohë vere bëjnë ankesa dhe kërkesa për marrjen e masave për sistemim dhe rregullim të kanalizimeve të ujërave të zeza. Mosfunksionimi i kanaleve dhe kalimi i tyre në sipërfaqe të rrugicave ka shkaktuar problemeve shëndetësore të theksuara tek banorët e fshatit Moravë. E indinjuar banorja e këtij fshati Bukurie Mile thotë e shqetësuar se fëmijët çdo tre muaj i çon në spital. Fekalet e ujërave të zeza ka sjellë hapje të sëmundjeve epidemike si infeksione në lëkurë dhe çrregullime në frymëmarrje tek fëmijët dhe të moshuarit. Shqetësimin e ngre dhe banori Selman Zeqiri 60-vjeçari, i cili tregon se në 9 vjet asnjë qeveritar nuk ka vënë dorë të sistemoj këto ujëra që janë përhapur në rrugë dhe çdo vit bën që tek ne të lindin sëmundje si kolera dhe viroza të ndryshme. Fëmijët tanë ngelën spitaleve dhe nuk na vjen mirë që qeveritarët vijnë vetëm kur duan votën në anët tona, na premtojnë dhe ikin pa na zgjidhur asgjë. Një tjetër banor Xhevair Rrënja tregon se në rrugën ku kanë shpërthyer ujërat e zeza ka pasur puseta, por ato janë bllokuar dhe nuk është marrë asnjë masë për zhbllokim të tyre.