Shkaterron lokalin, arrestohet Aliu
TIRANE - Vihet ne prangat e policise nje person, i cili ka shkaterruar nje lokal ne kryeqytet. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes, kane bere te ditur se eshte arrestuar Fatmir Aliu, 58 vjec, pasi eshte akuzuar per "shkaterrimit te prones me mjete te tjera" si dhe te "demtime te tjera me dashje". Ngjarja per te cilen eshte ndaluar 58-vjecari ka ndodhur dy dite me pare ne oren 16:00 ne rrugen "Irfan Tomini" ne Tirane, pas nje konflikti per motive te dobeta, me nje person, ka shkaterruar porten dhe vetraten e lokal "Peshku", ne pronesi te nje personi. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Aliu, pasi ka shkaktuar keto deme materiale, ka goditur dhe gruan e pronarit te lokalit, duke i shkaktuar disa demtime ne pjesen te ndryshme te trupit. Sipas policise, ky e ka goditur grua, me grushte, pasi kjo e ka kundershtuar per veprimin qe ishte duke bere. Materialet ndaj Aliut i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, per dy akuza, e cila do te beje dhe hetimet e tjera ne lidhje me kete ngjarjes. Zenka ka ndodhur per motive te dobeta.
SSSASS