Kapet ne Tirane i kerkuari per vrasjes

Skuadra e Operacioneve speciale, ajo e krimeve ndaj jetës dhe shërbimet e komisariatit numër 6 të Policisë së Tiranës kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Fatjon Avdyli, ishte shpallur në kërkim nga gjykata e Firences i dënuar me 10 vite burg në vitin 2010. Avdyli është arrestuar në zonën e Yrshekut, ndërsa në momentin e arrestimit nuk i janë kapur sende apo mjete të kundraligjshme.
Avdyli, është siguruar në ambjentet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Poli9cisë së Tiranës, ndërsa pritej që INTERPOL Tirana të sillte dosjen e plotë me vendimin e dënimit të zbardhur nga Gjykata e Firences.
Ndërkohë, po nga shërbimet e Komisariatit numër 6 dhe oficerët e krimeve ndaj jetës, është arrestuar një 34-vjeçar i cili plagosi me pistoletë vëllanë pas një grindjeje për motive pronësie.
Kliton Vrapi, është siguruar në ambjentet e izolimit me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Ndërsa i vëllai, Arbeni, 48 vjeç, u dërgua në spiatlin ushtarak me dy plumba në kofshë, por jashtë rrezikut për jetën.