E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjedhje gazi ne Itali shemben dy ndertesa

Një rrjedhje gazi ka shkaktuar një shpërthim të fortë në një banezë në qendrën historike të Konversanos, pranë Barit, Itali. Si pasojë e shpërthimet janë shembur dy ndërtesa. Menjëherë pas ngjarjes zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin gjallë nga gërmadhat dy të rritur ndërkohë që numri i të plagosurve është 11. Mediat italiane bëjën të ditur se janë nxjerrë trupat e tre italo hollandezëve, cifti i përbërë nga një italian, bashkërshortja e tij hollandeze dhe fëmija 18 muajsh kishin marrë me qera apartamentin për të kaluar disa ditë pushimi, pasi ata jetonin në Hollandë. Dy të mbijetuarit mësohet të jenë një cift shqiptarësh. Shpërthimi është shkaktuar si pasojë e një bombole gazi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›