Tabaku 6000 asetet e Bashkise se Tiranes mundesi e mire per investitoret
Zv/Kryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Jorida Tabaku ka prezantuar para përfaqësuesve të biznesit të 30 vendeve anëtare të Bankës Islamike për Zhvillim, potencialin që mbart Tirana për investime. Bërja e Tiranës një qytet tërheqës për investimet e huaja ka qenë një nga prioritetet kryesore të administratës së re.
“Prioriteti ynë kryesor, në momentin e parë, që në gusht të vitit të kaluar ishte sigurisht ofrimi i mundësive reale për investim, bërja e Tiranës një qytet atraktiv për investimet e huaja dhe nxitja e punësimit. Pavarësisht dëshirës së madhe që ne kishim për të realizuar këtë, kjo sigurisht nuk mund të arrihej pa nxjerrë në pah potencialin që ky qytet kishte nga njëra anë dhe nga ana tjetër pa ofruar lehtësirat konkrete për investime në Tiranë” – u shpreh znj.Tabaku.
Zonja Tabaku renditi disa nga masat e marra, për të lehtësuar klimën e biznesit, si krijimi i Qendrës së Licencimit në Tiranë, reduktimin nga 360 ditë në 55, sa i përket kohës së marrjes së një leje ndërtimi, heqjen dhe reduktimin e mbi 60 taksave dhe tarifave vendore.
“Dy janë themelet kryesore me të cilat ne po punojmë, për të mbështetur bizneset e reja dhe për të stimuluar punësimin në qytetin e Tiranës. Për çdo biznes të ri, i cili regjistrohet në qytetin e Tiranës dhe punëson më shumë se 50 persona, ka përjashtim nga taksat lokale për 4 vite. Për çdo biznes të ri i cili punon në fushën e infrastrukturës dhe regjistrohet në qytetin e Tiranës, punëson mbi 75 persona, ne ofrojmë përjashtime nga taksat, taksat lokale të gjitha, për taksën e infrastrukturës një ulje prej 30% dhe taksa e infrastrukturës është barriera kryesore që ka një biznes në këtë fushë”- theksoi Nënkryetarja e Bashkisë.
“Plani i ri Urbanistik, pjesë e të cilit është edhe projekti për Bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës janë një mundësi më shumë, për të investuar në Tiranë” - tha zonja Tabaku.
Në këtë forum, zonja Tabaku lançoi idenë e krijimit të një zone të lirë ekonomike.
“Nëse bizneset tuaja janë në fushën e industrisë dhe teknologjisë së lartë, në elektronikë, industrinë e automobilave, prodhim e paketim mallrash, në industrinë e përpunimit të metaleve, industrinë e energjisë dhe ndërtimit, të përpunimit, import-eksport, tregti e kështu me radhë, ne mendojmë se ky do të jetë shansi real për të investuar në Tiranë, në këtë zonë të lirë ekonomike e në këtë park industrial, që Bashkia e Tiranës po mendon të krijojë. Bashkia e Tiranës është pronare e 6000 aseteve vetëm në qytetin e Tiranës dhe ne duam që t’i gjallërojmë këto prona dhe me bashkëpunimin tuaj të investojmë në këto hapësira, të cilat për momentin nuk janë të shfrytëzuara”
“Trami dhe Terminali i ri i Pasagjerëve janë një tjetër mundësi e madhe për investime në Tiranë” - tha zonja Tabaku, sipas së cilës Bashkia e Tiranës do të jetë një partner i çdo biznesi që zgjedh qytetin tonë për investime.