Kryegjyqtarja i shpall “luftë” korrupsionit
21/07/2009 Shpresa Beçaj, kryetarja e Gjykatës së Lartë, për të parën herë jep deklaratë për shtyp
U bën të qartë sekserëve që të mos afrohen në Gjykatën e Lartë për ryshfete
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, del për herë të parë në publik, jo fizikisht, por me anë të një deklarate për shtyp. Është një deklaratë mjaft e gjatë dhe e hapur. Ndërkohë brenda saj ka shenja të qarta të vullnetit të kësaj drejtuese për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar publikun se rruga më e ndershme për zgjidhjen e problemeve dhe halleve të tyre është ajo ligjore dhe drejtësia nuk do t’u mungojë. Në radhët e deklaratës së bërë nga kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj duken qartë edhe thirrjet që u bëhen qytetarëve për të hequr dorë nga ndërhyrjet dhe mundësia e kapjes së sekserëve, të cilët qëndrojnë brenda në gjyqësore dhe nuk bëjnë gjë tjetër, përveç se mashtrimit. Beçaj, shprehet se e ka detyruar transparenca e veprimtarisë gjyqësore që të dalë para opinionit të gjerë publik dhe të qartësojë misionin kushtetues dhe ligjor të drejtësisë në vendin tonë.
Gjyqësori superior
Ajo thotë se në krye të pushtetit gjyqësor qëndron Gjykata e Lartë, si shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor për dhënien e drejtësisë dhe si gjykatë ligji që ka në kompetencë të vendosë përfundimisht për ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave të Apelit e të rretheve gjyqësore, duke vlerësuar respektimin ose zbatimin e keq të ligjit gjatë marrjes së vendimeve dhe shkeljet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e këtyre vendimeve. Gjykata e Lartë ka kompetencën kushtetuese për interpretimin e ligjit në dhënien e drejtësisë nga gjykatat e shkallëve më të ulëta të pushtetit gjyqësor. Më tej deklaratë thotë se Gjykata e Lartë ka pavarësi të plotë në dhënien e vendimeve, autoritet e integritet të lartë, imunitet dhe garanci kushtetuese e ligjore, të cilat mundësojnë organizimin dhe funksionimin e saj sipas standardeve të avancuara të një shteti demokratik e juridik. Ka një mori vendimesh e rekursesh të ardhura nga dy gjykata e shkallëve më të ulëta e që shqyrtohen në Gjykatën e Lartë. Për të gjitha këto çështje Gjykata e Lartë shprehet me vendim dhe ky vendim nuk mund të diskutohet. Por kryetarja Shpresa Beçaj i bën thirrje qytetarëve të mos gënjehen nga sekserë të shumtë që qëndrojnë në radhët e avokatëve dhe të administratës së gjykatës. Ajo u thotë qytetarëve që të kenë besim tek gjykata dhe rruga ligjore është e vetmja që të çon tek e drejta.
Luftë korrupsionit
Numri një i Gjykatës së Lartë bën këtë deklaratë në një kohë kur flitet shumë për fenomenin e korrupsionit, i cili në radhët e gjyqësorit duket se është ulur këmbëkryq dhe vështirë për t’u çrrënjosur, me gjithë reformat që janë duke u ndërmarr. Po kështu Beçaj, pretendon se vendimet e gjykatës që ajo drejton duhet të mos merren të shkëputura nga tërësia e tyre, por të interpretohen duke mos u mbështetur vetëm tek diapozitivi. Një interpretim i tillë, sipas saj, do të ishte dashakeqës dhe nuk do të ndihmonte qytetarin për të zgjidhur problemin dhe për të kuptuar thelbin e tij.
Gjykata e Lartë e korrupsioni
Procese të shumta penale dhe civile që kanë kaluar në Gjykatën e Lartë kanë lënë shijen e hidhur. Është i njohur fakti se në radhët e gjyqësorit të sotëm është prezent fenomeni i korrupsionit. Organet e specializuara të ngarkuara me ligj për zbulimin dhe goditjen e këtij fenomeni punojnë në mënyrë konstante për plotësimin e detyrës së tyre.
Individ të ndryshëm si dhe persona të veshur me imunitet, pasi kanë marrë përgjigjen nga kjo gjykatë kanë mbetur të befasuar dhe aspak të kënaqur. Theksojmë se ka qenë kjo gjykatë ashtu si dhe shkallët e tjera të gjyqësorit në vazhdën e përfoljeve të mëdha sidomos atëherë kur bëhej fjalë për ndonjë proces ku në qendër të gjykimit ishin personat me imunitet. Të gjithë ata persona me imunitet kanë fituar betejën në Gjykatën e Lartë, kundër vet shtetit dhe qytetarëve të ndryshëm. Një statistikë e tillë që ka dalë nga Gjykata e Lartë ka lënë shije të hidhur dhe një pakënaqësi. Tashmë gjithkush mund ta mendojë se qytetarët e thjeshtë e kanë të humbur betejën me gjyqësorin dhe personat e veshur me pushtet e kanë më të lehtë të fitojnë. Beteja e fundit ishte ajo me Gërdecin.
Denoncimi i korrupsionit
Për të bërë të mundur luftimin sa më të shpejtë të këtij fenomeni, sipas Beçajt, nuk është i mjaftueshëm fakti që të shkruhet dhe deklarohet në përgjithësi, por mediat, analistët, njerëzit e veshur me pushtet politik apo shtetëror, krahas domosdoshmërisë së denoncimit me fakte dhe prova të fenomenit korrupsion në gjyqësor, duhet që në mënyrë po kaq konstante të injektojnë në opinionin publik idenë se çdo problem, i madh apo i vogël, që është shtruar për zgjidhje në organet e drejtësisë, zgjidhjen e drejtë dhe ligjore do ta gjejë në gjykatë.
Gjykatat ku fitohet e drejta
Liritë dhe të drejtat vetjake të sanksionuara në Kushtetutë, i japim mundësi dhe garanci çdo shtetasi që këto të drejta të shkelura ose të mohuara, t’i kërkojë me forcë dhe t’i gjejë tek drejtësia që jepet nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit, nga Gjykata e Lartë si organi suprem i pushtetit gjyqësor, nga Gjykata Kushtetuese kur shkelen të drejtat e tyre për një proces të rregullt ligjor, si dhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Qytetarët larg sekserëve
Çdo qytetar shqiptar duhet të kuptojë domosdoshmërish se drejtësinë duhet ta kërkojë dhe ta gjejë tek pushteti gjyqësor dhe jo tek sekserët, të cilët janë fatkeqësisht jo të pakët në numër ndër avokatë, punonjës të agjencive shtetërore e private dhe ndërmjetës të tjerë të paligjshëm. Publiku dhe të gjithë faktorët politik, shoqëror dhe ligjor duhet të kontribuojnë me forcë për goditjen e këtyre spekulantëve, jashtë dhe brenda drejtësisë.
Ndryshimi i mentalitetit
Duhet të punohet pandërprerë në drejtimin e ndryshimit të një mentaliteti të gabuar e tepër të dëmshëm që ekziston sot, se atë që të takon apo pretendon se të është mohuar, mund ta fitosh lehtë nëpërmjet korruptimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të veçantë. Për të garantuar parimin e ligjshmërisë të shtetit juridik, në Kodin Penal janë parashikuar veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga persona të ngarkuar me funksione në shërbimin publik, ku përfshihen edhe të gjithë gjyqtarët e të tre shkallëve të gjyqësorit.
Premtimi i Beçaj për drejtësi
Gjithkush duhet të bindet dhe të kërkojë me forcë që të drejtën ta fitojë vetëm nëpërmjet rrugëve ligjore dhe drejtësisë. Gjykata e Lartë shpreh angazhimin e hapur publik se pavarësinë dhe kompetencat e pushtetit gjyqësor që burojnë nga Kushtetuta dhe ligji do t’i verë gjithmonë në themel të zgjidhjeve ligjore, objektive dhe profesionale të çështjeve që janë në juridiksionin e saj. Presionet e çfarëdollojshme që ushtrohen mbi Gjykatën e Lartë nuk mund të lëkundin qëndrimin e saj të vendosur për zbatimin e ligjit gjatë procesit vendimmarrës gjyqësor.