Kapet në port, i arratisuri nga burgu
Kapet në portin e Durrësit një person i kërkuar nga drejtësia për dhunimin seksual të një të miture. 60-vjeçari Shaban Haxhi është ndaluar paraditen e së premtes, rreth orës 10:45, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit të Portit Detar Durres. Ai u identifikua dhe u kap gjatë rregjistrimit të shtetasve në port, ndërsa hynte në territorin shqiptar. Shaban Haxhi, 60 vjeç, lindur e banues në Spitallë të Durrësit, i martuar me tre fëmijë. ka qenë i dënuar dy herë për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, pasi në Mars të vitit 1997 është larguar nga burgu ku vuante dënimin prej 25 vitesh burg. Vendim ky që ishte vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më 20 tetor të vitit 1998 dhe ku Haxhiu shpallej fajtor për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe pasoja të rënda me të mitur. Viktima e dhunës seksuale të tij ka qenë një vajzë 9 vjeçare, e cila së bashku me të ka qenë duke pritur autobusin e linjës urbane. Pas kapjes, ai iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me qëllim vuajtjen e dënimit të mbetur.
#