Rexhepi dhe Jankullovska takohen në Shkup
Kosova nuk duhet të trajtohet si një vend që destabilizon rajonin. Policia do të bëjë të gjitha që janë në mundësinë e saj për të evituar kontrabandën me armë dhe që kriminelët nga të dyja anët e kufirit të mos mund të gjejnë strehim në zonat kufitare, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, pas takimit të sotëm në Shkup me homologen e tij, Gordana Jankullovska. Ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme theksoi se: "sipas informacioneve që ka shërbimi kosovar dhe shërbimi ynë i sigurisë, fjala është për grupe me motive kriminale dhe persona që akuzohet për vepra të rënda kriminale në Maqedoni dhe në suazat ndërkombëtare. Mirëpo, është shumë e qartë që incidentet e këtilla krijojnë tensione dhe shqetësime te qytetarët. Prandaj nuk duhet nënvlerësuar motivet dhe rreziqet nga mundësia e destabilizimit të Maqedonisë dhe rajonit".
#