E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension ne veri te shtena armesh ne Jarinje

Gjendja në pjesën veriore pas aksionit të KFOR-it  është mjaft  e tensionuar. Zëdhënësi i KFOR-it Kai Gudenoge për Radion Evropa e Lirë ka thëne se katër ushtarë të forcave paqeruajtëse në Kosovë janë plagosur. “Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njeri prej tyre rëndë, tre të tjerë  më lehtë. I plagosuri rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge. Ai  po ashtu njoftoi se një protestues është plagosur gjatë  vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.

Ndërsa sipas medieve serbe, numri i serbëve  të plagosur  ka shkuar në gjashtë. Zëdhënësia e EULEX-I, Irina Gudelevic njoftoi se aksioni i sotëm i KFOR-it ka qenë veprim i përbashkët me EULEX-in. Gudelevic citohet të ketë thënë se EULEX po ndjek situatën dhe se të gjitha barrikadat duhet të  largohen. Në Jarinjë 5 persona u arrestuan pasi kundërshtuan veprimet e ushtarëve të KFOR për heqjen e barrikadave.

Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz në një prononcim për Radion Evropa e Lirë se pas arrestimit, personat e dyshuar i janë dorëzuar EULEX-it për marrje në pyetje. Ai ka bërë të ditur se pas heqjes së barrikadës në afërsi të Jarinës, “Banorët lokalë ngritën barrikadën tjetër vetëm pesë metra më larg nga ajo që ishte larguar”.

Ndërsa për Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, aksioni i KFOR-it është për t’u gjykuar. Sipas tij, kane qenë ushtarët e KFOR-it të cilët kanë kanë shtënë në drejtim të serbëve në barrikadat tek Jarinja”. Ivanoviç ka vizituar disa nga serbët që po protestonin në afërsi të telave me gjemba, të vendosur nga KFOR-i.

Sala Mustafa
Azhornuar së fundi ( e martë , 27 shtator 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›