Kapet një ton drogë në Kakome, bllokohet furgoni nga Vlora

Sarandë, 20 Mars NOA Një sasi e madhe lënde narkotike është zbuluar mbrëmjen e sotme në jugun e vendit por persona të arrestuar ende nuk ka, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Bëhet e ditur se në vendin e quajtur Gjiri i Kakomesë, një furgon me targa të Vlorës, është konstatuar të kryejë lëvizje të dyshimtë.
Ndjekja policore ka bërë që shoferi dhe një person i dytë që gjendej në automjet, të braktisnin atë dhe të largoheshin me shpejtësi nëpër fshatrat përreth.
Paraprakisht policia thotë se droga e gjetur në furgon, është në sasi prej rreth një ton dhe e llojit marijuanë.
a.b/NOA. Vijon...