Amnistia per te denuarit PS e PD miratojne ne parim nismen
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim nismën për amnistinë e të dënuarve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Si PD ashtu dhe PS kanë dhënë votat pro nismës së paraqitur sot në komision nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria. Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë Marsida Xhaferllarit ka deklaruar se nisma për amnisti për 100-vjetorin e pavarësisë është për humanizëm dhe për përmirësimin e kushteve të të dënuarve.
“Falet dënimi për ata të cilët janë dënuar me 1 vit burg deri në 28 nëntor, për kategorinë e atyre që kanë kryer vepra penale, që nuk cënojë sigurinë e qytetarëve. Lista e veprave penale që përjashtohen nga amnistia është më e madhe. Kodi penal është shtuar me vepra penale dhe prioritet është parandalimi i kriminalitetit”, deklaroi Xhaferrllari. Ndërkohë do të jenë 2546 personat që do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.